Këto ditë është ndezur një debat qesharak mbi testimin e njohurive të mjekëve dhe imfermierëve, ose jo. Për ta kuptuar që ky test nuk do zgjidhte asgjë në shëndetësinë tonë, s'do shumë mënd. Edhe pas këtij testimi, ne prap se prap do kishim infrastrukturën më të keqe në Europë, një sigurim shëndetësor që nuk nuk është i prekshëm nga gjithë shoqëria, dhe më e keqja do vazhdonim të kishim mjek të korruptuar.
Në situatën aktuale që po kalon shëndetësia shqiptare mendojs se më teper ka nevojë për trainime sesa për testime.I propozoj Ministrisë së Shëndetësisë këto trajnime:
- Gllabërim 200 lekshi (Trajnim për infermierët)
200 lekshi, s'na bën as të pasur dhe as të varfër, por 200 lekshi është nje stimul moral për infermierin. Plus që shumë 200 leksha në ditë s'janë pak. Infermierët duhet të testohen dhe trajnohen në aftësinë e tyre për gllabëritje 200 lekshash. Taktikat që ata përdorin kanë shumë rëndësi. Ndër taktikat më efikasë renditen:
Të hiqesh sikur je shumë e zënë me punë, kështu që dikush nga familja e pacientit të ofron 200 lekshin për të blerë nga koha jote e çmuar.
Të hiqesh sikur nuk gjen damarin, dhe pastaj pas 200 lekshit e gjen me të parën.
- Evitim palaçosh (Trajnim për Shefat e Urgjencës)
Stafi i urgjencave në mënyrë kategorike nuk duhët të mjekojë palaçot. Palaçot janë ata që dalin natën dhe konsumojnë alkool dhe lëndë narkotike me tepricë. Në raste urgjente, këto individë të degjeneruar që turpërojnë familjet e tyre, duhen lënë të shtrirë në krevat dhe ti refuzohet mjekimi për sa kohe s'i paraqitet ndonjë familjar.
Pjesë e trajnimit është edhe identifikimi i palaçove. Shumë palaço janë fëmijë deputetësh dhe politikanësh, dhe me to nuk duhet të sillesh njëlloj si me palaçot e tjerë pa familje.
Për emergjencat e njerëzve më ngjyrë sjellja duhet të jetë e njëjtë.
- Marketing Surgery (Trajnim Kirurgesh)
Eshtë turp që në vitin 2015, dhe kirurgët shqiptar kanë çmime të ndryshme. Kirugëve i duhen mësuar konceptet bazë të tregut si "pricing", "kërkesa dhe oferta" dhe "oligopoli". Nqs kirurgët do kishin rënë dakort për çmimet e operacioneve me njëri-tjetrin, tregu do ishtë në një situatë oligopoli ku ata të gjithë do të përfitonin dhe nuk do të kërkonin rritje rroge.
Për tu rikthyer në seriozitet, problemi më i madh i shëndetësisë shqiptarë nuk janë spitalet pak më të këqija se në Bullgari apo rrogat pak më të ulta se në Maqedoni. Problemi më i madh i shëndetësisë shqiptare nuk janë as mjekët që e bëjnë punën keq, Problemi janë ata që s'e bëjnë fare. Infermierja qe s'të bën gjilpërën apo farmacistja e spitalit që të adreson tek farmacia e saj private, kirurgu që operon vetëm ata që paguajn. Për sa kohë nuk egzitojnë testime për humanizmin e mjekut çdo testim mbi njohuritë e mjekëve, nga një ministër jo-mjek, është i kotë.





