Wednesday, February 29, 2012

Të gjitha i mban Facebooku im


Ora 4 e natës ose e mëngjesit, si gjithmonë te njëjtat mendime që më mbajnë zgjuar çdo natë: Cila femër ia vlen, cila më ka qejf më shumë dhe cilën duhet të takoj nesër. Dhe kështu futem në një spirale mendimesh që vetëm "kënga" e hoxhës në agim mund ta ndërpresë.

Ndez laptopin dhe si për zakon hap facebookun.  Më kujton që kam 6 kerkesa miqësie pa u përgjigjur, mes tyre ai tipi që dikur tallja në gjimnaz dhe kamarieri i lokalit ku pi kafen e drekës.  Edhe pse ora është 4 faqja ka akoma lëvizje. Tipike e këtij orari janë femrat që ankohen për pagjumësinë nëpër statuse, a thua se pas kësaj shfryrjeje publike, Alban Skënderaj do shkojë tu këndojë një ninullë. Dhe kështu më lind një ide. Pse mos të shkruaj për miqtë e mi, për njerëzit e bukur që ka Facebooku im?!

Në përgjithësi jam shumë i kujdesshëm kur pranoj kërkesa miqësie pasi nuk dua që fotot e mia, shpesh kompromentuese, të përfundojnë në publikun e gjërë. Gjithsesi mendoj se lista e miqve të mi ka një larmshmëri që edhe Muzeu i Shkencave të Natyrës do e kishte zili. Facebooku im ka qytetarë e katunarë, të bukur e të shëmtuar, kurva e virgjëresha. Ka socialistë e demokratë, të pasur e të varfër, komunistë e kapitalistë, rrepistë e metalarë, kryeqytetas e konviktorë.

Facebooku im ka humoristë, shumë të mirë madje. Statuset e tyre janë plot ironi dhe janë shumë të kujdesshëm me cilësinë e humorit. Nqs statusi i tyre nuk merr 10 like që në 2 minutat e para, ata e fshijnë sepse kjo tregon që ai status nuk është në cilësinë e duhur dhe atyre mund tu ulet reputacioni.

Ka edhe fotografë të talentuar. Shumica e tyre kanë aparat profesional që kushton sa pensioni i gjyshit tënd për 6 muaj, por kostoja nuk ka rëndësi fare kur është pasioni në mes. Ata jo vetëm që dinë të përdorin aparatin e tyre në modën AUTO, por janë edhe ekspertë në photoshop. Krijojnë watermark të tipit ©Bebu Logël Photography dhe ti nuk ke asnjë mundësi të përdorësh "artin" e tyre për qëllime përfitimi.

Facebooku im ka edhe Promoter lokalesh. Ata sigurohen që ti të shkosh nëpër partyt e tyre dhe të lesh leshtë në mënyrë që ata të mbajnë vëndin e punës dhe statusin social si pidharë. Pasi kthejnë 2-3 gota, ata krijojnë "eventet" në Facebook me fjalë delirante. Shpeshherë ata i përshkruajnë partyt si ngjarje hyjnore, si Jezusi që vjen në tokë për herë të dytë, por është thjesht një kukull silikoni e ardhur nga Brazili që ty ta mban të ngrehur tërë natën.

Facebooku im ka edhe modele super seksi që kane mbi 1000 shokë, ka gazetarë që përherë më informojnë për lajmin e fundit, ka vajza 15 vjeçare që ankohen se të gjithë meshkujt janë njëlloj, ka shokë 8 vjeçareje që nuk i përshëndes në rrugë, ka edhe femra kosovare që nuk iu kuptoj asnjë fjalë, por që i mbaj në shoqëri sepse kanë cicën e bukur.

Por mbi të gjitha, facebooku im ka DJ; shumë të tillë. Ata asnjëherë nuk dalin me emrin e tyre të vërtetë, por gjejnë një variant në anglisht të emrit që të duken sa më perëndimorë. Psh n.q.s ke patur fatin e keq të quhesh Fatlum, atëhere emri yt i artit do të ishte Dj. Fat-Loom aka LuckyRiver. E kështu Andi bëhet Andy, Klajdi bëhet Cly-Dee dhe Enxhi bëhet NG. Eshtë çështje marketingu. Kush nga ju do i mburrej shoqërisë se ka shok një DJ që quhet Fatlum?!


Unë i kam zili dhe mendoj që sapo te gjej nje emër të përshtatshëm arti, do të bëhem dhë une një prej tyre. Do të luaj një muzikë krejt unike. Klubet do të marrin flakë. Femrat do kalojnë në orgazëm nga tingujt që do lëshojnë bokset. Deri atëhere do vazhdoj të të përgjoj ty. Do shoh se çfarë muzike pëlqen, çfarë lokali frekuenton, a pi duhan, a e di mami që ti pi duhan. Do shoh se ku studion, se kush të gjuan, me kë shoqërohesh, me kë pallohesh dhe sigurisht, do vazhdoj të masturbohem me fotot e mikeshës sime nga Kosova.