- Boutique - Mjafton të kaloje tek rruga e Durrësit në fillim të viteve 90 për ta kuptuar gjëndjen. E gjithë rruga kishte vetëm dyqane të mbushura plot me mallra turke me çmim të lirë, përherë demode. Suksesin e kishin te fakti që nuk paguanin dogane. Tregtarët shkonin me makinat e tyre private në Turqi, i mbushnin plot me mallin më të lirë të mundshëm dhe në doganë nuk paguanin asgjë sepse gjoja ishin blerje personale.
- Kafe Lagje - Mënyra më trendy për të bërë para në Shqipëri. Josh kryesisht çunat e rinj që kanë punuar kamarier në të shkuarën dhe që mendojnë se pas 3 muajsh punë, dijnë gjithcka duhet për të hapur lokalin e tyre. Edhe pse konkurrenca është e fortë, mbijetesën e sigurojnë falë punës me 2 bilance.
- Pikë Bastesh - Formë e evoluar e kafes së lagjes. Mjafton nje kompjuter dhe një kontratë me një kompani bastesh dhe lokali yt kthehet në pikë bastesh. Nga kjo formë biznesi joshen kryesisht ato pronarë lokalesh që lejn lesht nëpër baste.
- Mini Market - Kjo formë biznesi ka joshur kryesisht familjet që kishin apartament në kat te parë. Ato sakrifikonin nje dhomë, e mbushnin me ushqime, nja 2 frigorifera dhe fillonin shisnin. Gruaja e shtëpisë shet paradite, burri ne drekë ndërsa çuni në darkë. Kështu dyqani qëndron 18 orë në ditë hapur dhe shqiptari nuk e ka problem që ka ngelur pa vezë, pa gjalp ose pa cigare, se dyqani është poshtë shtëpisë.
- Internet Kafe - Nje formë biznesi shumë e përhapur vitet e fundit. Skema është e thjeshtë: Merr një garazh me qera. Bli nja 10 kompjutera të pjerdhur. Punëso nje çerr (mundësisht poker addict) për rrogë minimale. Dhe lutu që shteti mos të vijë për kontroll. Muzika tallava me volum të lartë për të krijuar ambient të ngrohtë është opsionale.
Tuesday, April 10, 2012
5 sipërmarrjet e shqiptarve në tranzicion (5 mënyra me bo lek)
Subscribe to:
Comments (Atom)
