Sunday, November 3, 2013

Check-in VIP, pija 20 mijë lekshe dhe italianët e ZKM


Jo më larg se dje, aksioni i rradhës i policisë mbylli disa lokale, dhe la disa të tjerë hapur pa u kuptuar pse. E kështu, njerëzit shkonin nga lokali që ishte mbyllur në lokalin që ishte akoma hapur me shpresën se aty s'do vinte policia e ta mbyllte.
Statuse në Facebook u vunë, lot u derdhën e zemra u thyen. Pati edhe kërcënime të tipit: “Nëqoftëse e mbyllin edhe njëherë Radion, une do të dal në protestë para Ministrisë së Brendshme.
Por lokali që theu më shumë zemra ishte Lollipop.
I shqetësuar rrallë nga policia, ky lokal ishte surpriza e natës së djeshme. Për mua personalisht më shqetësuese është ajo çfarë ka ndodhur këto kohët e fundit në lokale të tilla.
Lollipop ka një të shkuar të lavdishme që unë nuk ia mohoj dot. Atje DJ me famë botërore kanë luajtur deri në mëngjes. Dukej që ishte biznes i udhëhequr nga pasioni dhe jo vetëm nga dëshira për të fituar para. Por tani Lolli, ashtu si dhe klubet e tjera, më tepër fokusohet tek DJ shqiptarë, më të lirë dhe më të dashur për masën. Ata çdo javë gjenden në një vend ose në vendin tjetër, përherë duke luajtur të njëjtat këngë. Mjafton të kesh qenë dy herë në ambiente të tilla që të kuptosh se cila këngë do të luhet pas tjetrës, sepse publiku atë do. E pse të rrezikosh? Më e keqja është kur vijnë DJ të huaj, që në vendin e tyre nuk njihen fare, ndërsa këtu pompohen sikur të jenë pasardhësit e Tiestos. Edhe ata normalisht instruktohen të luajnë ato këngë që shqiptari i do.
Një person që ka vetëm 2-3 vjet që del, mendon se situata ka qenë kështu përherë, por kjo nuk është e vërtetë. Në vitet e fillimit në shumë klube luhej vetëm muzika elektronike e momentit (komerciale ose jo), e megjithatë klubet kishin goxha klientelë. Gjithsesi muzika është shije personale, dhe ashtu siç nuk dua të ndikohem nga të tjerët në shijet e mia, ashtu s'dua të ndikoj tek ju.
Trendi tjetër që konstatoj këtë vit është rritja qesharake e çmimeve. Nuk bëhet fjalë për rritje 10- 20% për të mbuluar ndonjë kosto ose ndonjë tekë të pronarit, por për rritje që shkojnë në 4-fish. “Kush është ai budalla që paguan 2000 Lek të reja për një pije,” do të thoni ju, por këtu qëndron hileja. Mjafton që një cep te lokalit ta quash “Zona VIP” dhe shqiptarët e kompleksuar do të paguajnë çdo lloj çmimi për pak vëmendje. VIP-at tashmë edhe check-in tipik të së shtunës nuk e bëjnë thjesht me emrin e lokalit, por duke i shtuar atij prapashtesën “Zona VIP”. Ta shohësh nga ana e marketingut kjo është një kryevepër, por ta shohësh prapa syzeve të psikanalistit, është çmenduri.
Këtë dukuri të shqiptarit për t’u “dukur” e kanë shfrytëzuar shume kompani të produkteve luksoze, por disa herë edhe kompanitë e produkteve mesatare kanë shpikur një produkt Premium për shqiptarët. Për shembull kompania “Philip Morris”, pas suksesit të madh në Emiratet e Bashkuara Arabe me produktin “Marlboro Premium Black”, vendosi ta hedhë këtë produkt edhe në Shqipëri. Me një party tepër eksluzive dhe dhurata për të ftuarit VIP, shqiptarët u prezantuan me këtë cigare që kushton dyfishi i paketës normale Marlboro për shkak se ka një ambalazh shumë cilësor të dizenjuar nga firma torineze “Pininfarina”. Besohet që edhe kanceri që shkakton kjo cigare të jetë i formës High Definition.

Një arsye tjetër e rritjes së çmimeve në jetën e natës, mund të jetë ardhja në Tiranë e një kontigjenti fëmijesh italianë, të cilët kanë dështuar me arsimin e tyre në Itali. Tani ata po provojnë shanset e tyre në një universitet privat italian në Shqipëri. Numri i tyre është shumë i vogël për të menduar një ndikim kaq të madh, por mendoni diçka: Moska është një nga qytetet më të shtrenjta në botë ndërkohë që të ardhurat e një personi mesatar janë nga më të ultat. Kjo ndodh sepse super të pasurit janë gati të paguajnë çmime më të larta për produkte dhe shërbime, duke përcaktuar me apo pa dashje standardin. Ashtu si në Moskë që standardet vendosen nga super të pasurit, ndoshta në Tiranë standardet po vendosen nga italianët e ZKM.

Sunday, October 13, 2013

Role play për çiftet, bazuar në realitetin shqiptar (part III)



Emigranti dhe zonja greke

Ai, një fshatar nga jugu i Shqipërisë. Kalon kufirin ilegalisht për në Greqi dhe punon në një fermë portokallesh. Është i nxirë nga dielli dhe pak muskuloz. Një ditë, teksa punon, gruaja e pronarit vjen dhe e ngacmon me 2-3 fjali. Ai është i djersitur dhe me greqishten e tij copë - copë i  përgjigjet zonjës.  Më pas ajo e fton të hajë në kuzhinën e saj, ku ka gatuar Spanikopita (byrek me spinaq) dhe Tirokafteri (gjizë me speca djegës). Emigranti i uritur e kullufit ushqimin dhe pi 3 gota ujë për të shuar zjarrin që i ndezi speci djegës. Më pas ai çohet në këmbë dhe i thotë zonjës "Euharisto qiria Vasiliqi". Ajo i thotë se falenderimi nuk mjafton, kështu që emigranti duhet ta shpërblejë në natyrë. E rrëzon emigrantin dhe i ulet atij mbi fytyrë. Emigranti nuk kundërshton. Me sa duket, pas drekës duhet dhe ëmbëlsira.

Ylli Pango dhe punëkërkuesja

Ajo paraqitet në zyrë me një CV në dorë. Është veshur në mënyrë provokuese. Ai, një ujk i vjetër që di mire se si t’i testojë çupkat para se t’u japë një rroge 30 mijë lekëshe. E kështu, ai bën sikur s'është i kënaqur nga çka thuhet në CV dhe i thotë se, nëse kërkon këtë vend pune duhet të bejë më shumë. Ylli i bën me shenjë të afrohet dhe zbërthen pantallonat. Punëkerkusja kalon provimin me gojë dhe Ylli e shtrin në tavolinën e tij të punës, ku pallohen për pak minuta dhe pastaj i thotë, "Ik tani, se kam mbledhje".

Zysha e kimisë dhe profesori i fiskulturës

Nuk ka shkollë që të mos ketë ndodhur ky binom tipik i arsimit shqiptar. Ajo është një zyshë kimie me burrë te pasur. Vishet mire dhe parkon Peugeot-in e saj në oborrin e shkollës. Djemtë e shkolles nuk e konsiderojnë ndonjë superyll, por mjaftohen me mbiemrin "e qishme". E kështu, fatin për ta kalëruar e ka burri i saj dhe pika e saj e dobët, profesori i fiskulturës. Ai është afër të 40-ave, veshur me tuta dhe me bilbil në qafë. Ajo i shkon në palestër në pushim të madh. Ai përzë nja 2 çerra që po luajnë me top në palestër dhe e mbështet zyshën pas murit. Mbasi i jep dozën ditore zyshës, i kerkon një 500 lekësh asaj për kafe e paketë, për të shtyrë orët që ka pushim.


Admini dhe fansja (endrra ime në portmanto)

Ai është admin i një faqeje shumë të pëlqyer në facebook dhe është hero lokal në zonën e bllokut. Ajo interesohet, merr informacione për të dhe e shton në facebook. I flet vetë e para, i thotë që e ka fiksim ta provojë në shtrat. Ai është i ndrojtur, i thotë se është i lidhur, por ajo s'pyet por fillon e shkon edhe tek lokali që ai frekuenton, derisa ta marrë në shtrat. Një natë ai pranon ftesën dhe shkon nga shtëpia e saj. Ajo e dëshiron pa masë dhe është akrobate në seks. Gjatë pushimit ajo i thotë,- "A do i bësh share kësaj fotos tek faqja",- e ai i thote,-"Jo". Kështu zihen dhe përfundon ëndrra e shkurtër e adminit.

Sunday, September 29, 2013

10 arsye pse "konviktoret" janë më të mira se "tironset"


Në shumë raste jemi frikësuar nga ndonjë vajzë kur kemi marrë vesh që ajo vjen nga një qytet tjetër për shkollën e lartë në Tiranë. I kemi përbuzur e shmangur, i kemi quajtur edhe "konviktore" pa të drejtë edhe pse ato jetonin në shtepi me qera. Tani do ju tregoj disa arsye pse "konviktoret" janë më të mira se vajzat nga Tirana.  Për lehtësi edhe une do i quaj konviktore, por pa asnjë qëllim ofendimi.

  1. Konviktoret nuk kanë orare. Kur del me një një të tillë ajo s'do të cajë kokën që në orën 10 duhet të jetë në shtëpi sepse numëron plaku kepucët.
  2. Konviktoret janë të lumtura. Ato po jetojnë ëndrrën e të jetuarit në Tiranë, dhe ku ka më mirë se të shoqërohesh me një vajzë të lumtur.
  3. Konviktoret duan të dashur. Largësia nga familja i bën ato që të kërkojnë ngrohtësi që në ditët e para që vijnë në Tiranë.
  4. Konviktoret kënaqen me pak. Harrojini princeshat e Petro Ninit që duan para me thasë ose një bjond sybojeqielli veç për shoqëri, konviktoret do të të duan për thjeshtësinë dhe sensin e humorit.
  5. Konviktoret mësojnë shumë shpejt. Ato kanë ardhur në Tiranë me idenë për tu përshtatur sa më shpejt dhe kjo është një gjë shumë e mirë dhe në lidhje.
  6. Gjatë historisë me një konviktore mund të mesosh të flasësh me dialekt. Ku ka më bukur se të suprizosh shokët me dialekt shkodran ose korcar?
  7. Konviktoret ta japin më shpejt se vajzat nga Tirana. Ato mendojnë se meshkujt në Tiranë kanë jetë seksuale shumë të larmishme dhe janë me liberale lidhur me seksin. Per këtë gjë janë të urryera nga vajzat e Tiranës.
  8. Konviktoret jetojnë vetëm ose me shoqe, dmth s'ka më shpenzime moteli.
  9. Konviktoret dijnë të gatuajnë.  Jo vetëm që dijnë të gatuajnë, por ato do gatuajnë për ty. Më thoni pak sa herë ju ka rastisur që një gocë nga Tirana t'ju ftojë për darkë e të ketë gatuar për ju?  Më përpara ndoshta duhet të shkelni ne kufomën e vellait të saj.
  10. E përmenda gjë pjesën e seksit?

Thursday, September 26, 2013

Role play për çiftet, bazuar në realitetin shqiptar (part II)




Futbollisti kryeqytetas dhe balerina serbe

Ai, futbollist pothuajse 30-vjeçar, tirons. Vjen nga një famije me tradita dhe njihet nga ata pak ndjekës që ka futbolli shqiptar. Pi mesatarisht 3 paketa cigare në ditë dhe fundjavave miqtë i sigurojnë kokainën më të mirë në Tiranë. Të premten shkon në një lokal që ka balerina serbe. Është me 2 shokët e ekipit dhe nuk e vrasin mendjen që të nesermen kanë ndeshje. Pasi mbarojnë kercimin, balerinat drejtohen nga pronari për nga tavolina e futbollisteve. Në këtë moment futbollistat porositin shishen e dytë të alkoolit për ta pirë me balerinat. Pas disa minutash heshtjeje, sepse balerinat s'dinë shqip, ndërsa futbollistët çalojnë në anglisht, heroi jonë pi një vizë buçko në banjo, eksitohet, merr balerinën e tij në makinë dhe nisen me makinë drejt shtëpisë. Pallimi është i fuqishëm dhe gjithë mllef. Gjatë pallimit, futbollisti bërtet "Rroftë UÇK" dhe "Shqipëri etnike". Balerina serbe nuk kupton gjë dhe kjo e ekstiton më shumë futbollistin, të cilit i duket sikur po bën një detyrë për atdheun. Të nesërmen ai i porosit një taksi balerinës dhe niset avash-avash për në ndeshje.

Studenti dhe mami që ruan sekretin

Ajo ka në dorë gazetën “Intervista”, ndërkohë që pret gjellën të gatuhet. Gjen një njoftim nga një student 20-vjeçar që kërkon një mami të ruajë sekretin. Ajo, burrin e ka në punë dhe fëmijët në shkollë. Mendohet dy herë, vendos të telefonojë djalin që ka bërë njoftimin dhe shkëmbejnë ca foto ne whatsapp. Ai lë orën e leksionit dhe niset për tek shtëpia e saj. Bëjnë seks 2 herë në kuzhinë, ndërsa gjella digjet dhe gjithë shtëpia merr erë.

Emigranti që kërkon nuse dhe “katunarja” e virgjër

Ai kthehet nga emigracioni për pushime verore dhe lajmëron tezet e tij në fshat që do nje nuse të ndershme. Tezet fluturojnë nga qejfi dhe i gjejnë një faqekuqe të urtë që as nuk i ka mbushur 18 vjeç. Emigranti e takon dhe i thotë që ka deshirë ta provojë në shtrat para se të fejohet. Fshatarja frikësohet shumë, por qejfi ia ka, sepse ai është emigrant dhe ndoshta do i ofrojë asaj një të ardhme shumë më të mirë sesa katundi i saj. Shkojnë në një motel në autostradë. Emigranti e ekzaminon mirë dhe i kërkon gjëra të ndryshme gjatë seksit, për të kuptuar nëse ajo është gruaja e duhur për të. Kur ajo refuzon diçka, ai e kërcënon  që s'do e marrë për nuse. Keshtu, ai realizon çdo ëndërr erotike atë ditë dhe çon lajm tek tezet; nuk do të martohet me atë vajzën, sepse kështu iu duk e përshtatshme. 

Sunday, September 8, 2013

Role play për çiftet të bazuara në realitetin shqiptar.




Të gjjithë kemi parë porno me infermiere e murgesha, disa prej jush mund të kenë eksperimentuar dhe vetë me këto role play në dhomën e gjumit.  Unë  tani do t’ju mësoj disa role play tipike shqiptare që mund t’i bëni me të dashurën ose të dashurin tuaj.

Konviktorja dhe përgjegjësi i konviktit.

Ajo është një e sapoardhur në Tiranë, faqekuqe dhe pa higjienë të mirë, sepse jeton në konvikt. Ai është përgjegjësi i konviktit, një plak kurvar me mustaqe. Ajo ankohet sepse në konvikt nuk ka ujë, ndërsa ai i thote që mund të lahet të shtëpia e tij nëse do. Shkojnë në shtepi, ai e lan, i afron dhe briskun e gruas për pjeset intime dhe pastaj pallohen në dyshekun ku ai fle me gruan e tij çdo natë. Kur shkon ora katër duhet të bëjne kujdes se gruaja kthehet nga puna.

Laci dhe bundrra.

Ai është nje lac 24 karatësh, qeros dhe i mirëpalestruar. Ajo, një bundër tipike që në lokal bën si e veshtirë, po pas party-t dhe pas sufllaqes pallohet për 5000 lekë. E kështu pas shampanjës e sufllaqeve, shkojnë në një dhomë moteli në bllok dhe pallohen fuqishëm. Për ta bërë seksin akoma më të veçantë, bundrra duhet të ndjejë pasiguri për faktin që ai s'do kujtohet për të deri të shtunën tjeter, por laci që është lac vetëm të shtunën ka për kurva, se ditët e tjera merret me gjëra. Fraza që mund të përdorin gjate seksit  është: "A do takohemi të hënën?" - "Po pusho mi kare se të henen do çoj makinen në servis".  Pastaj laci e çon në shtëpi bundrrën dhe nuk e puth as në faqe sepse laci s'ka ndjenja, veç hormone të pastra.

Kamarieri dhe Princesha e Bllokut.

Ajo me prindër të pasur, sapo ka mbushur 18 vjeç dhe në dhomën roze ka akoma kukullat. I japin leje për të dalë vetëm të premteve deri në 12. Ai, një bakshishmen qyqar që  mundohet t'ua fusë klientëve gjithë diten që të nxjerreë ndonje lek për skedina. Ajo e sheh, e ngacmon, i shkon përdite në lokal sepse vetëbesimi i princeshave në atë periudhë është shumë i lartë. E pasi llapen disa herë, kamarieri gjen një shtëpi të një shokut të shokut sa për një nate plot pasion. Për hotel lekë nuk ka, shtëpia e saj monitorohet me kamera, se prinderit i ka të pasur. Asaj i dhemb shumë, sepse s'ka pasur shumë eksperienca, por është verë dhe të gjithë duhet të bëjnë seks. Të nesërmen kamarieri i thotë gjithë stafit për natën e kaluar dhe princeshes i thyhet zemra sepse ai ishtë një trap.

Durrsaku dhe kosovarja


Ai një durrsak, i shkathët, i imët. Ajo një pelë 18 vjecare kosovare që ngjan si 30, që gjithë ditën thotë "qe, qe brre" e "kuku nan’". Ajo ka ardhur për pushime në Durrës me familjen dhe kushërirat. Njihet me durrsakun në plazh dhe gjatë një koncerti live të Rovena Stefes, puthen. Të nesërmen, ajo gjen momentin që prinderit janë ne plazh për të bere një orë aventure me djaloshin durrsak. Te dy janë me ujë të kripur deti dhe me shpinë të rrjepur. Bëjnë seks derisa prindërit të kthehen për gjumin e drekes dhe ai del nga dritarja e dhomës. 

Thursday, February 28, 2013

Vamos a palestra



Kaloi pothuajse një vit pa u parë. Një vit pa shkruar, një vit pa frymëzim, një vit plot me shpërqëndrime virtuale. Këtë blog e konsideroja si suksesin më të madh personal, ndonëse shumë prej jush mund ta konsideroni atë “gjënë” tjetër që shpirti im artistiko - kozmopolitan s’më lejon ta pëlqej. 

E kerkova frymëzimin në shumë vende, në shumë eksperienca, në shume drogëra, por s’e gjeta. Duhet të ndodhte diçka shumë e madhe që të filloja të shkruaja prapë. Shpresoj të jetë kaq e madhe  sa t’i kthehem vërtetë këtij  blogu, jo vetëm për këtë shkrimin  varin ka… që po lexoni. 
     
Mos u shqetësoni! S’ka ndodhur ndonjë gjë e madhe. Nuk  kam thyer ndonjë gjë, nuk kam zbuluar asnjë sëmundje të pashërueshme, nuk kam takuar Edi Ramën dhe nuk kam lënë ndonjërën shtatzënë.

I zhytyr në një monotoni të perditshme dhe i mësuar që të bëj vetëm gjëra që i pëlqej, vendosa të bëj diçka që urrej e që është aktiviteti fizik. Kështu, prej 2-3 javësh, frekuentoj një palestër pothuajse përditë.  Një mjedis i vogël dhe i zhurmshëm, plot me meshkuj me trupa të deformuar, laca 24 karatësh, hauz rumun  dhe tek - tuk ndonje byçë e lezetshme që hahet me sy nga të gjithë. Të paktën nuk vjen era djersë. Rregullorja e brendshme e palestrës shprehet qartë mbi perdorimin e antidjersës.

Të gjitha keto gjera i mendoj para se të shkoj në palestër.  Shpresoj që vrulli dhe pasioni për shtangën të mos m’i bllokojë këto mendime kur të jem në shtëpi para tastierës.

Palestra ime s’ka ndonjë gjë ndryshe nga e juaja. “Shqiptarët janë më të ndërgjegjësuar tani dhe jetojnë më shendetshëm se përpara” do thoshte gazetarja e “Pasdite në Top Channel". Po, sigurisht.  Nuk ka gjë më të shëndetshme sesa të djersish në një dhomë plot dioksid karboni,  të acarosh muskujt me shtangën gjigande dhe me pas të ndezësh një cigare në ajër të pastër.

Edhe muhabetet ne dhomën e zhveshjes kanë gjithmonë në qendër, shëndetin.  Një natë, dy shokë po diskutonin se sa “sëqe” do mjaftonin për të kaluar fundjavën, ndërsa një herë tjetër, dikush po ankohej se kokaina e herës së fundit s’e kishte mpirë fare.

Çdo ditë kujtohem se duhet te hedh muzikë në iPhone-in tim (kam blerë iPhone tani) në mënyre që t’i anashkaloj disa muhabete dhe zhurma, por gjithnjë harroj dhe detyrohem të jem pjesë e ambientit.  E kështu, vishem, fus atletet në çantë dhe nisem për në shtëpi. Largohem nga ai ambient me njerëz plot shpresë…plot shpresë që do bëjnë seks këtë verë.