Sunday, October 13, 2013

Role play për çiftet, bazuar në realitetin shqiptar (part III)



Emigranti dhe zonja greke

Ai, një fshatar nga jugu i Shqipërisë. Kalon kufirin ilegalisht për në Greqi dhe punon në një fermë portokallesh. Është i nxirë nga dielli dhe pak muskuloz. Një ditë, teksa punon, gruaja e pronarit vjen dhe e ngacmon me 2-3 fjali. Ai është i djersitur dhe me greqishten e tij copë - copë i  përgjigjet zonjës.  Më pas ajo e fton të hajë në kuzhinën e saj, ku ka gatuar Spanikopita (byrek me spinaq) dhe Tirokafteri (gjizë me speca djegës). Emigranti i uritur e kullufit ushqimin dhe pi 3 gota ujë për të shuar zjarrin që i ndezi speci djegës. Më pas ai çohet në këmbë dhe i thotë zonjës "Euharisto qiria Vasiliqi". Ajo i thotë se falenderimi nuk mjafton, kështu që emigranti duhet ta shpërblejë në natyrë. E rrëzon emigrantin dhe i ulet atij mbi fytyrë. Emigranti nuk kundërshton. Me sa duket, pas drekës duhet dhe ëmbëlsira.

Ylli Pango dhe punëkërkuesja

Ajo paraqitet në zyrë me një CV në dorë. Është veshur në mënyrë provokuese. Ai, një ujk i vjetër që di mire se si t’i testojë çupkat para se t’u japë një rroge 30 mijë lekëshe. E kështu, ai bën sikur s'është i kënaqur nga çka thuhet në CV dhe i thotë se, nëse kërkon këtë vend pune duhet të bejë më shumë. Ylli i bën me shenjë të afrohet dhe zbërthen pantallonat. Punëkerkusja kalon provimin me gojë dhe Ylli e shtrin në tavolinën e tij të punës, ku pallohen për pak minuta dhe pastaj i thotë, "Ik tani, se kam mbledhje".

Zysha e kimisë dhe profesori i fiskulturës

Nuk ka shkollë që të mos ketë ndodhur ky binom tipik i arsimit shqiptar. Ajo është një zyshë kimie me burrë te pasur. Vishet mire dhe parkon Peugeot-in e saj në oborrin e shkollës. Djemtë e shkolles nuk e konsiderojnë ndonjë superyll, por mjaftohen me mbiemrin "e qishme". E kështu, fatin për ta kalëruar e ka burri i saj dhe pika e saj e dobët, profesori i fiskulturës. Ai është afër të 40-ave, veshur me tuta dhe me bilbil në qafë. Ajo i shkon në palestër në pushim të madh. Ai përzë nja 2 çerra që po luajnë me top në palestër dhe e mbështet zyshën pas murit. Mbasi i jep dozën ditore zyshës, i kerkon një 500 lekësh asaj për kafe e paketë, për të shtyrë orët që ka pushim.


Admini dhe fansja (endrra ime në portmanto)

Ai është admin i një faqeje shumë të pëlqyer në facebook dhe është hero lokal në zonën e bllokut. Ajo interesohet, merr informacione për të dhe e shton në facebook. I flet vetë e para, i thotë që e ka fiksim ta provojë në shtrat. Ai është i ndrojtur, i thotë se është i lidhur, por ajo s'pyet por fillon e shkon edhe tek lokali që ai frekuenton, derisa ta marrë në shtrat. Një natë ai pranon ftesën dhe shkon nga shtëpia e saj. Ajo e dëshiron pa masë dhe është akrobate në seks. Gjatë pushimit ajo i thotë,- "A do i bësh share kësaj fotos tek faqja",- e ai i thote,-"Jo". Kështu zihen dhe përfundon ëndrra e shkurtër e adminit.