Tuesday, April 10, 2012

5 sipërmarrjet e shqiptarve në tranzicion (5 mënyra me bo lek)



  • Boutique - Mjafton të kaloje tek rruga e Durrësit në fillim të viteve 90 për ta kuptuar gjëndjen. E gjithë rruga kishte vetëm dyqane të mbushura plot me mallra turke me çmim të lirë, përherë demode. Suksesin e kishin te fakti që nuk paguanin dogane. Tregtarët shkonin me makinat e tyre private në Turqi, i mbushnin plot me mallin më të lirë të mundshëm dhe në doganë nuk paguanin asgjë sepse gjoja ishin blerje personale. 
  • Kafe Lagje - Mënyra më trendy për të bërë para në Shqipëri. Josh kryesisht çunat e rinj që kanë punuar kamarier në të shkuarën dhe që mendojnë se pas 3 muajsh punë, dijnë gjithcka duhet për të hapur lokalin e tyre. Edhe pse konkurrenca është e fortë, mbijetesën e sigurojnë falë punës me 2 bilance.
  • Pikë Bastesh - Formë e evoluar e kafes së lagjes. Mjafton nje kompjuter dhe një kontratë me një kompani bastesh dhe lokali yt kthehet në pikë bastesh. Nga kjo formë biznesi joshen kryesisht ato pronarë lokalesh që lejn lesht nëpër baste. 
  • Mini Market - Kjo formë biznesi ka joshur kryesisht familjet që kishin apartament në kat te parë. Ato sakrifikonin nje dhomë, e mbushnin me ushqime, nja 2 frigorifera dhe fillonin shisnin. Gruaja e shtëpisë shet paradite, burri ne drekë ndërsa çuni në darkë. Kështu dyqani qëndron 18 orë në ditë hapur dhe shqiptari nuk e ka problem që ka ngelur pa vezë, pa gjalp ose pa cigare, se dyqani është poshtë shtëpisë.
  • Internet Kafe - Nje formë biznesi shumë e përhapur vitet e fundit. Skema është e thjeshtë: Merr një garazh me qera. Bli nja 10 kompjutera të pjerdhur. Punëso nje çerr (mundësisht poker addict) për rrogë minimale. Dhe lutu që shteti mos të vijë për kontroll. Muzika tallava me volum të lartë për të krijuar ambient të ngrohtë është opsionale.


Wednesday, March 28, 2012

5 fiksimet e shqiptarëve në tranzicion


  • Mallrat që vijnë në Shqipëri janë cilësi më e dobët sepse janë prodhuar për Shqipëri.  Sipas shqiptarëve, korporatat më të mëdha te industrisë ushqimore bëjnë studime të thella se si të ulin koston për një treg të madh dhe fitimprurës si  Shqipëria.  Llogaritet që kompania Lays, fitoi 3 milion dollarë vitin e kaluar, vetëm nga ulja e sasisë së kripës në patatinat e prodhuara për Shqipëri.
  • Tërë figurat më të njohura botërore kanë prejardhje shqiptare. Astronautë, politikanë, biznesmenë,  sportistë, bamirës, aktorë. Po nuk pate gjak shqiptari në vena, nuk bëhesh dot i suksesshëm.
  • Të gjithë e kanë menduar  të paktën një herë  të bëhen këngëtarë. Në një shtet me 3 milion banorë, numërohen rreth 1 milion kengëtarë, 15 festivale të përvitshme 27 stacione televizive të dedikuara muzikës dhe mijëra këngë te prodhuara çdo vit. Shumë kanë dështuar, shumë të tjerë kanë rezultuar të suksesshëm falë aftësive, kompozitorit të mire ose sepse japin gojore ekzotike.
  • FUCK GREECE AND SERBIA.  Nga ndeshjet e futbollit deri në videot në youtube, është e rëndësishme që e gjithë bota ta marri vesh që ne i kemi inat fqinjët tanë. Lufta në facebook ka arritur kulmin kur faqe të tipit “Të qifsha Greqinë” kanë më shumë fansa se Ismail Kadare.
  • Në fund të fundit, çdo gjë e ka në dorë Amerika. Ndodh ça ndodh, por në fund çdo gjë e vendos Amerika.  As ne, as politikanët tanë s’kanë në dorë gjë.  Kështu shqiptarët i bëjnë bisht çdo muhabeti politik dhe ikin të shohin Milan – Barcelona.


Monday, March 19, 2012

5 arsye që (duhet) të jemi krenar që jemi shqiptar



  • Shqipëria ka prodhimtarinë më të lartë të gëlboqeve në botë. Një mashkull tipik shqiptar prodhon 5 herë më shumë gëlboqe se sa mesatarja e Bashkimit Europian. Këtë superioritet, meshkujt shqiptar mundohen ta reklamojnë çdo ditë duke e kthyer trotuarin në një tapet të artë gelboqesh.
  • Shqipëria ka përqindjen më të ulët të homoseksualëve (përjashtojmë këtu 2 qytete që i kuptoni vetë). Asgjë nuk është më e rëndësishme për shqiptarin sesa burrëria. Që të vegjël na kanë edukuar që t'i tallim ata djem që kanë zërin e hollë, qe kanë sjellje të dyshimta dhe që vishen çuditshëm. Nqs dikush thotë publikisht qe i bie bythes, meshkujt shqiptar ndihen të tërë të ofenduar. Në një rast, qindra te rinj nga Lezha dolën në një protestë ku dënonin ashpër homoseksualitetin e Klodit te Big Brotherit dhe i mohonin atij identitetin si Lezhjan. Ndoshta në vitet e ardhshme do kemi nje fjalë të re të urtë: "Ruaje bythën e shokut, si të ishte e jotja".
  • Shqipëria është populli që bën më pak seks në Europë. Akti imoral i seksit asnjëherë nuk është përqafuar nga femrat shqiptare. Aktivitetin seksual shumica e shqiptarëve e fillojnë vonë. Femrat keshillohen të qëndrojnë të virgjëra deri në martesë, ndërsa meshkujt këshillohen të shkojnë me kurva.
  • Shqipëria ka rritjen më të madhe ekonomike në galaksi. Falë punës së palodhur të kesaj qeverie, ne tani kemi ekonominë që rritet më shpejt në botë. Shqiperia ka ekonominë më të qëndrueshme në Europë pas Gjermanisë. Sipas llogaritjeve të fundit, hapja e një floktoreje e rrit GDP-në tonë me 2%, një qebaptoreje me 3%, ndërsa një pike bastesh me 6%.
  • 75% e shqiptarëve kanë mbaruar Juridikun. Keto shifra tregojnë se rinia shqiptare e do shumë arsimin e lartë. Juridiku është degë e preferuar si në universitetin shtetëror si në ato private. Edhe pse kanë mbaruar juridikun, shumica e tyre nuk gjejnë mundësi punësimi dhe shohin të ardhme në profesione të tjera si berber, shofer apo kamarier. Në këtë moment në Shqipëri kemi kamarierë me juridik, këngëtarë me juridik dhe futbollistë me juridik.


Wednesday, March 14, 2012

Gjashta, numri magjik...


Gjashtë janë ditët e javës po të heqësh të Hënen.

Gjashtë janë xhuxhat e Borëbardhës nqs heqim xhuxhin tënd më pak të preferuar.

Gjashtë tela ka violina nqs i shtojmë një Si dhe një Mi.

Gjashtë dishepuj kishte Jezusi nqs i pjesëtojmë për dy.

Gjashtë vite zgjat edhe gjimnazi nqs ia kalon shumë mirë

Gjashtë rrota ka edhe makina nqs i vemë një rimorkio nga prapa.

Gjashtë ishin dhe rrathët e ferrit po të heqim ato tre rrathët që edhe vetë Dante s'ishte i sigurtë.

Gjashtë plagë do kishte dhe Gjergj Elez Alia nqs do kishte bërë pushim 3 betejat e fundit.

Gjashtë liqene do kishte edhe Lura nqs njëri prej tyre do ishte tharë.

Gjashtë ishin dhe Urdhëresat sa herë që Moisiu ishte tap dhe harronte 4 të tjerat.

Gjashtë jetë kanë macet nqs i kanë lënë ne Apex 3 të tjerat.

Gjashtë janë edhe shqisat e njeriut nqs të  ka pëlqyer shumë filmi.

Gjashtë vite është edhe mandati i Presidentit nqs Berisha nuk kujtohet për ta ndërruar.

Gjashtë do jetë dhe numri i gjoksit i të dashurës sime pas 2 operacionesh plastike.

Gjashtë postime ka edhe ky blog nqs i lexon nga dy herë.



Wednesday, March 7, 2012

Moza, Moza, Gëzuar 7 Marsin!


-O çuna, sa lek do shtijmë për dhuratën e zyshës?
-Po çfarë do i blejmë?
-Une them t'i blejmë ndonjë varse.
-Jo jo, më mirë shtijmë nga 2 mije lek, dhe i blejmë kepucë.
-Ç'ja fut kot ti! Ku ia dimë numrin e këmbës zyshës ne; më mirë i japin lekët ne dorë.
-Jo, sepse ngjan keq ashtu. Mos kini merak do e pyes unë zyshën me stil se sa e ka numrin e këmbës.

Këto ishin diskutimet tipike në çdo klasë në Shqipëri përpara 7 Marsit sa për t'ju futur në temë. Do flas shumë shkurt për një mësuese që ka ndikuar shumë tek unë, për mesuesen time kujdestare nga klasa e 5 deri në klasën e 8. Ajo quhej Moza dhe për vite me rradhë ka tromaksur shkollën Dora D'Istria. Moza ishte një meso-grua e goditur pa mëshirë nga 97 dhe menopauza. Shpjegim tjetër nuk di t'i gjej egërsisë së saj.

Moza ishte një femër e jashtëzakonshme. Flokët i kishte në një ngjyrë jokomerciale që anonte nga portokallia, ndërsa syte ishte shumë e vështirë t'ia dalloje sepse nuk mund të mbaje kontakt me sy për më tepër se 2 sekonda. Forca e saj fizike ia kalonte dhe një mashkulli. Shpeshherë ajo ka neutralizuar viktima me dyfishin e masës së saj trupore. Forca e madhe goditëse e shpullës dhe përdorimi taktik i gjuajtjes prapsh (backhand), i jepnin avantazh të madh. 

Ajo ishte arsyeja që unë dhe të gjithë çunat qetheshim çdo 2 javë. Favoritet i mbanim sa më të shkurtra për të evituar dhimbjen disiplinuese që na shkaktonte Moza. Për tu vlerësuar ishte dhe rrjeti i mistershëm i spinuazhit që Moza kishte krijuar. Ajo ishte e para që informohej për çdo gjë që ndodhte në klasë ose jashtë saj. 

Moza kishte gjithashtu një fjalor të madh ofendimesh. Kjo ndoshta justifikohej me faktin që ajo jepte gjuhë-letërsi. Kështu, në klasë të pestë, përveç ofendimeve klasike si budalla apo idiot, ne u ballafaquam me ofendime që s'i kishim dëgjuar me parë si "edepsëz".

Çuditërisht, ajo ishte shumë e zonja në diplomaci. Para prindervë, jo vetëm që nuk na ofendonte, por as nuk na kritikonte. Ndërsa ne politikën e jashtme ajo ishte shume mbrojtëse. Nqs ndonjëri nga ne ngacmohej nga një person jasht klasës, ajo ishte e para qe i jipte zgjidhje.

Moza ka shkaktuar shumë trauma në Tiranë e shumë persona janë prekur direkt ose indirekt (ju që po lexoni blogun). Keto vite kam njohur dhe disa bashkvuajtës të tjerë që e kanë përjetuar Mozën nëpër vite të ndryshme. Menjëherë kam gjetur një lloj afrimiteti me ta. Ata janë si unë. Plot probleme. Gjejnë ngushëllim tek alkooli, droga, seksi.

Per Mozën nuk kam pasur as guxim per për të pyetur. Kam dëgjuar fjalë që vitet e fundit u zbut shumë derisa doli në pension.

Dikush që ka më tepër guxim se unë, t'ja dergojë këtë letër në një zarf.

Zysh Moza, Gëzuar  7 Marsin!

Bashkëvuajtsit




Wednesday, February 29, 2012

Të gjitha i mban Facebooku im


Ora 4 e natës ose e mëngjesit, si gjithmonë te njëjtat mendime që më mbajnë zgjuar çdo natë: Cila femër ia vlen, cila më ka qejf më shumë dhe cilën duhet të takoj nesër. Dhe kështu futem në një spirale mendimesh që vetëm "kënga" e hoxhës në agim mund ta ndërpresë.

Ndez laptopin dhe si për zakon hap facebookun.  Më kujton që kam 6 kerkesa miqësie pa u përgjigjur, mes tyre ai tipi që dikur tallja në gjimnaz dhe kamarieri i lokalit ku pi kafen e drekës.  Edhe pse ora është 4 faqja ka akoma lëvizje. Tipike e këtij orari janë femrat që ankohen për pagjumësinë nëpër statuse, a thua se pas kësaj shfryrjeje publike, Alban Skënderaj do shkojë tu këndojë një ninullë. Dhe kështu më lind një ide. Pse mos të shkruaj për miqtë e mi, për njerëzit e bukur që ka Facebooku im?!

Në përgjithësi jam shumë i kujdesshëm kur pranoj kërkesa miqësie pasi nuk dua që fotot e mia, shpesh kompromentuese, të përfundojnë në publikun e gjërë. Gjithsesi mendoj se lista e miqve të mi ka një larmshmëri që edhe Muzeu i Shkencave të Natyrës do e kishte zili. Facebooku im ka qytetarë e katunarë, të bukur e të shëmtuar, kurva e virgjëresha. Ka socialistë e demokratë, të pasur e të varfër, komunistë e kapitalistë, rrepistë e metalarë, kryeqytetas e konviktorë.

Facebooku im ka humoristë, shumë të mirë madje. Statuset e tyre janë plot ironi dhe janë shumë të kujdesshëm me cilësinë e humorit. Nqs statusi i tyre nuk merr 10 like që në 2 minutat e para, ata e fshijnë sepse kjo tregon që ai status nuk është në cilësinë e duhur dhe atyre mund tu ulet reputacioni.

Ka edhe fotografë të talentuar. Shumica e tyre kanë aparat profesional që kushton sa pensioni i gjyshit tënd për 6 muaj, por kostoja nuk ka rëndësi fare kur është pasioni në mes. Ata jo vetëm që dinë të përdorin aparatin e tyre në modën AUTO, por janë edhe ekspertë në photoshop. Krijojnë watermark të tipit ©Bebu Logël Photography dhe ti nuk ke asnjë mundësi të përdorësh "artin" e tyre për qëllime përfitimi.

Facebooku im ka edhe Promoter lokalesh. Ata sigurohen që ti të shkosh nëpër partyt e tyre dhe të lesh leshtë në mënyrë që ata të mbajnë vëndin e punës dhe statusin social si pidharë. Pasi kthejnë 2-3 gota, ata krijojnë "eventet" në Facebook me fjalë delirante. Shpeshherë ata i përshkruajnë partyt si ngjarje hyjnore, si Jezusi që vjen në tokë për herë të dytë, por është thjesht një kukull silikoni e ardhur nga Brazili që ty ta mban të ngrehur tërë natën.

Facebooku im ka edhe modele super seksi që kane mbi 1000 shokë, ka gazetarë që përherë më informojnë për lajmin e fundit, ka vajza 15 vjeçare që ankohen se të gjithë meshkujt janë njëlloj, ka shokë 8 vjeçareje që nuk i përshëndes në rrugë, ka edhe femra kosovare që nuk iu kuptoj asnjë fjalë, por që i mbaj në shoqëri sepse kanë cicën e bukur.

Por mbi të gjitha, facebooku im ka DJ; shumë të tillë. Ata asnjëherë nuk dalin me emrin e tyre të vërtetë, por gjejnë një variant në anglisht të emrit që të duken sa më perëndimorë. Psh n.q.s ke patur fatin e keq të quhesh Fatlum, atëhere emri yt i artit do të ishte Dj. Fat-Loom aka LuckyRiver. E kështu Andi bëhet Andy, Klajdi bëhet Cly-Dee dhe Enxhi bëhet NG. Eshtë çështje marketingu. Kush nga ju do i mburrej shoqërisë se ka shok një DJ që quhet Fatlum?!


Unë i kam zili dhe mendoj që sapo te gjej nje emër të përshtatshëm arti, do të bëhem dhë une një prej tyre. Do të luaj një muzikë krejt unike. Klubet do të marrin flakë. Femrat do kalojnë në orgazëm nga tingujt që do lëshojnë bokset. Deri atëhere do vazhdoj të të përgjoj ty. Do shoh se çfarë muzike pëlqen, çfarë lokali frekuenton, a pi duhan, a e di mami që ti pi duhan. Do shoh se ku studion, se kush të gjuan, me kë shoqërohesh, me kë pallohesh dhe sigurisht, do vazhdoj të masturbohem me fotot e mikeshës sime nga Kosova.