Wednesday, March 14, 2012

Gjashta, numri magjik...


Gjashtë janë ditët e javës po të heqësh të Hënen.

Gjashtë janë xhuxhat e Borëbardhës nqs heqim xhuxhin tënd më pak të preferuar.

Gjashtë tela ka violina nqs i shtojmë një Si dhe një Mi.

Gjashtë dishepuj kishte Jezusi nqs i pjesëtojmë për dy.

Gjashtë vite zgjat edhe gjimnazi nqs ia kalon shumë mirë

Gjashtë rrota ka edhe makina nqs i vemë një rimorkio nga prapa.

Gjashtë ishin dhe rrathët e ferrit po të heqim ato tre rrathët që edhe vetë Dante s'ishte i sigurtë.

Gjashtë plagë do kishte dhe Gjergj Elez Alia nqs do kishte bërë pushim 3 betejat e fundit.

Gjashtë liqene do kishte edhe Lura nqs njëri prej tyre do ishte tharë.

Gjashtë ishin dhe Urdhëresat sa herë që Moisiu ishte tap dhe harronte 4 të tjerat.

Gjashtë jetë kanë macet nqs i kanë lënë ne Apex 3 të tjerat.

Gjashtë janë edhe shqisat e njeriut nqs të  ka pëlqyer shumë filmi.

Gjashtë vite është edhe mandati i Presidentit nqs Berisha nuk kujtohet për ta ndërruar.

Gjashtë do jetë dhe numri i gjoksit i të dashurës sime pas 2 operacionesh plastike.

Gjashtë postime ka edhe ky blog nqs i lexon nga dy herë.



9 comments:

  1. Gjashte jane heret qe prishesh rradhazi nqse i fut nja 2 viza te mira koka!

    ReplyDelete
  2. Sa dru paske qen vallahi...

    ReplyDelete
  3. 3 gjashta eshte edhe djalli Tanny Premto !

    ReplyDelete
  4. 3 gjashta eshte edhe djalli Tanny Premto !

    ReplyDelete
  5. 3 gjashta eshte edhe djalli Tanny Premto !

    (DD)

    ReplyDelete
  6. This comment has been removed by a blog administrator.

    ReplyDelete