Wednesday, February 29, 2012

Të gjitha i mban Facebooku im


Ora 4 e natës ose e mëngjesit, si gjithmonë te njëjtat mendime që më mbajnë zgjuar çdo natë: Cila femër ia vlen, cila më ka qejf më shumë dhe cilën duhet të takoj nesër. Dhe kështu futem në një spirale mendimesh që vetëm "kënga" e hoxhës në agim mund ta ndërpresë.

Ndez laptopin dhe si për zakon hap facebookun.  Më kujton që kam 6 kerkesa miqësie pa u përgjigjur, mes tyre ai tipi që dikur tallja në gjimnaz dhe kamarieri i lokalit ku pi kafen e drekës.  Edhe pse ora është 4 faqja ka akoma lëvizje. Tipike e këtij orari janë femrat që ankohen për pagjumësinë nëpër statuse, a thua se pas kësaj shfryrjeje publike, Alban Skënderaj do shkojë tu këndojë një ninullë. Dhe kështu më lind një ide. Pse mos të shkruaj për miqtë e mi, për njerëzit e bukur që ka Facebooku im?!

Në përgjithësi jam shumë i kujdesshëm kur pranoj kërkesa miqësie pasi nuk dua që fotot e mia, shpesh kompromentuese, të përfundojnë në publikun e gjërë. Gjithsesi mendoj se lista e miqve të mi ka një larmshmëri që edhe Muzeu i Shkencave të Natyrës do e kishte zili. Facebooku im ka qytetarë e katunarë, të bukur e të shëmtuar, kurva e virgjëresha. Ka socialistë e demokratë, të pasur e të varfër, komunistë e kapitalistë, rrepistë e metalarë, kryeqytetas e konviktorë.

Facebooku im ka humoristë, shumë të mirë madje. Statuset e tyre janë plot ironi dhe janë shumë të kujdesshëm me cilësinë e humorit. Nqs statusi i tyre nuk merr 10 like që në 2 minutat e para, ata e fshijnë sepse kjo tregon që ai status nuk është në cilësinë e duhur dhe atyre mund tu ulet reputacioni.

Ka edhe fotografë të talentuar. Shumica e tyre kanë aparat profesional që kushton sa pensioni i gjyshit tënd për 6 muaj, por kostoja nuk ka rëndësi fare kur është pasioni në mes. Ata jo vetëm që dinë të përdorin aparatin e tyre në modën AUTO, por janë edhe ekspertë në photoshop. Krijojnë watermark të tipit ©Bebu Logël Photography dhe ti nuk ke asnjë mundësi të përdorësh "artin" e tyre për qëllime përfitimi.

Facebooku im ka edhe Promoter lokalesh. Ata sigurohen që ti të shkosh nëpër partyt e tyre dhe të lesh leshtë në mënyrë që ata të mbajnë vëndin e punës dhe statusin social si pidharë. Pasi kthejnë 2-3 gota, ata krijojnë "eventet" në Facebook me fjalë delirante. Shpeshherë ata i përshkruajnë partyt si ngjarje hyjnore, si Jezusi që vjen në tokë për herë të dytë, por është thjesht një kukull silikoni e ardhur nga Brazili që ty ta mban të ngrehur tërë natën.

Facebooku im ka edhe modele super seksi që kane mbi 1000 shokë, ka gazetarë që përherë më informojnë për lajmin e fundit, ka vajza 15 vjeçare që ankohen se të gjithë meshkujt janë njëlloj, ka shokë 8 vjeçareje që nuk i përshëndes në rrugë, ka edhe femra kosovare që nuk iu kuptoj asnjë fjalë, por që i mbaj në shoqëri sepse kanë cicën e bukur.

Por mbi të gjitha, facebooku im ka DJ; shumë të tillë. Ata asnjëherë nuk dalin me emrin e tyre të vërtetë, por gjejnë një variant në anglisht të emrit që të duken sa më perëndimorë. Psh n.q.s ke patur fatin e keq të quhesh Fatlum, atëhere emri yt i artit do të ishte Dj. Fat-Loom aka LuckyRiver. E kështu Andi bëhet Andy, Klajdi bëhet Cly-Dee dhe Enxhi bëhet NG. Eshtë çështje marketingu. Kush nga ju do i mburrej shoqërisë se ka shok një DJ që quhet Fatlum?!


Unë i kam zili dhe mendoj që sapo te gjej nje emër të përshtatshëm arti, do të bëhem dhë une një prej tyre. Do të luaj një muzikë krejt unike. Klubet do të marrin flakë. Femrat do kalojnë në orgazëm nga tingujt që do lëshojnë bokset. Deri atëhere do vazhdoj të të përgjoj ty. Do shoh se çfarë muzike pëlqen, çfarë lokali frekuenton, a pi duhan, a e di mami që ti pi duhan. Do shoh se ku studion, se kush të gjuan, me kë shoqërohesh, me kë pallohesh dhe sigurisht, do vazhdoj të masturbohem me fotot e mikeshës sime nga Kosova.




61 comments:

  1. pjerdh urime per shkrimin dhe gabimet gramatikore, shpresoj qe ky koment te te beje te mos shkruash me

    ReplyDelete
    Replies
    1. Flm per keshillen, por s'marr keshilla nga njerez qe nuk i njoh.

      Delete
    2. e si mund te njihemi kur ju perdorni nje pseudonim?

      Delete
    3. This is not a dating website. S'me intereson te njoh askend

      Delete
    4. po te isha dragua sdo thoje keshtu

      Delete
    5. Marin Topulli strikes again!

      Delete
    6. TROLOLOLOLOLOLO

      Delete
    7. Nuk e besoja kurrë se diçka e tillë mund të më ndodhte derisa martesa ime pothuajse mbaroi plotësisht.
      Burri im ndryshoi papritur. Burri që dikur më donte dhe më kujdesej për mua u bë i ftohtë, i distancuar dhe i zemëruar pa asnjë arsye. Ai pushoi së treguari interes për martesën tonë, më shmangu plotësisht dhe përfundimisht më kërkoi divorc. U shkatërrova sepse e doja vërtet burrin tim me gjithë zemër.
      Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë kur ai më bllokoi kudo - WhatsApp, Facebook, Instagram - sikur të mos kisha ekzistuar kurrë. Qaja çdo natë duke menduar se çfarë kisha bërë gabim.
      Një ditë, një mik i ngushtë më vizitoi dhe më prezantoi me një njeri shpirtëror të quajtur Dr. Dawn. Sinqerisht, në fillim isha skeptike, por vendosa t'i shpjegoja gjithçka sepse nuk kisha asgjë për të humbur.
      Dr. Dawn bëri një lexim shpirtëror për mua dhe u shokova. Ai zbuloi sekrete rreth martesës dhe jetës sime personale që askush nuk i dinte. Çdo gjë që tha ishte 100% e saktë. Pastaj ai zbuloi se një grua tjetër i kishte bërë një magji burrit tim. Kjo grua e vizitonte shpesh dhe unë, budallallëk, besoja se kishte të bënte vetëm me punën.
      Dr. Dawn më ndihmoi të thyeja magjinë dhe kreu një ritual të fuqishëm për rivendosjen e dashurisë për martesën time.
      Për habinë time më të madhe, vetëm pak kohë më vonë, burri im më zhbllokoi vetë dhe filloi të më telefononte dhe të më dërgonte mesazhe të panumërta, duke më lutur ta falja dhe të kthehesha në shtëpi. Në fillim e injorova për shkak të dhimbjes që më shkaktonte, por ai përfundimisht u kthye në shtëpi me dhurata dhe lot në sy duke kërkuar një shans tjetër.
      Sot, martesa jonë është më e fortë, më e lumtur dhe më paqësore se kurrë më parë. Dashuria midis nesh ndihet plotësisht e ripërtërirë.
      Sikur të mos mjaftonte kjo, Dr. Dawn më vonë më ndihmoi me një ritual shtatzënie sepse kishim luftuar me vite për të pasur fëmijë. Brenda 8 javësh, unë ngjizja natyrshëm dhe sot jemi të bekuar me dy djem të shëndetshëm dhe të pashëm.
      Do të mbetem përgjithmonë mirënjohëse.
      Nëse keni nevojë për: Një magji dashurie për t'u ribashkuar me ish-in tuaj

      . Ndihmë për rivendosjen e martesës
      . Ritualet e shtatzënisë për të ngjizur
      . Ndihmë shpirtërore për çështje gjyqësore ose rikuperim trashëgimie
      . Udhëzim dhe mbrojtje shpirtërore
      E rekomandoj shumë Dr. Dawn. Dëshmia ime është e vërtetë dhe lumturia ime sot është provë. WhatsApp-i i tij: +2349046229159

      dawnacuna314@gmail.com

      Delete
  2. nuk i mban vete fb jot po dhe i te tjereve.wellcome to the real world boy !

    ReplyDelete
  3. Kurse une ne facebook kam njerez si Kristi dhe Elektra qe bejne share delirimet e tua ne 4 te mengjesit. Zgjidhje per problememt e tua? Mund te fillosh nje unfriend ne mase, dhe fillosh te ndjekesh Dalai Lama ne twitter https://twitter.com/#!/DalaiLama (ku jep mesazhe qetesie, dashurie etj)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk kerkoi njeri zgjidhje per problemet e mia...
      Mi puth Kristin dhe Elektren

      Delete
    2. Elektra nuk quhet Elektra

      Delete
    3. @Anonymous: u dont say?

      Delete
  4. Ky eshte nje pershkrim aq pidhsomerisht perfekt, sa nuk e di domethene. Te rente mbi kar ajo shoqja jote nga Kosova.

    ReplyDelete
  5. Me ne fund dikush qe m'i kupton hallet :)

    ReplyDelete
  6. hahhahahaha mu duk sikur dikush kishte lexuar mendimet e mija :D
    p.s perjashto ate pjesen e kososvareve :p )

    ReplyDelete
  7. Ke harruar cunat qe ven emrat me shkurtim, si psh tan, ger, armand dhe gocat qe bejn tag, share dhe like fotot e veta. vec kesaj permbledhje e shkelqyer

    ReplyDelete
  8. urime per pordhat e tua te mesnates o pjerdh qe te pjerdhsha ne vesh hahaha.. i madh :)

    ReplyDelete
  9. ky eshte nje mendim i joti si i te gjitheve ne tre te nates, prandaj shkruajne libra gjithe shqiptaret si ty...

    ReplyDelete
  10. je komplet pa bote, thjesht po na thua facebook-un tend....por kujt i intereson nje pershkrim idiot i idiotve qe perbejne rinine shqiptare

    ReplyDelete
  11. jo me se s'je dhe aq idiot! mua me pelqeu fundi...
    Deri atëhere do vazhdoj të të përgjoj ty. Do shoh se çfarë muzike pëlqen, çfarë lokali frekuenton, a pi duhan, a e di mami që ti pi duhan. Do shoh se ku studion, se kush të gjuan, me kë shoqërohesh, me kë pallohesh dhe sigurisht, do vazhdoj të masturbohem me fotot e mikeshës sime nga Kosova.

    po me kosoven c'pate?!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Asgje personale :) Thjesht femrat e Kosoves jane me te mbushura fizikisht

      Delete
  12. per mua masturbohesh pak si shume ti shoku, por nga trute.. dikush te me riktheje ato 5 minuta qe shfrytezova per te lexuar kte mediokritet

    ReplyDelete
    Replies
    1. Malli qe blihet nuk kthehet. Ku je ketu te dyqani i lagjes?

      Delete
    2. mua ne fakt nuk po me duket aspak cun, me duket sikur eshte ne femer qe e ka shkruar kte. do te harxhonte nje cun shqiptar 10 min nga dita e tij per te shkruar per facebook-un???
      shume interesante per tu lexuar :) keep going

      Delete
    3. Ai qe e ka shkruar eshte alamet cuni :) dhe besoj se i ka marre me shume se 10 minuta kohe

      Delete
  13. i like you.. you sound cool :D it's free writing people.. he's not writing a book here, relax!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ke shume te drejte, por shqiptaret jane mesuar vetem me romanet e Kadares dhe presin qe po ai te shkruaje neper bloge

      Delete
  14. Kemi lindur te lire, te pakten per te bere gjerat me te bukura ne bote...si psh te shkruajme. Per sa kohe qe ai qe shkruan ndihet mire dhe thote nje te vertete who cares about the others ?
    Nqs nk e shkruan ti, te jesh i sigurt qe nuk do ta beje asnje tjeter ne vendin tend keshtuqe stay Cool buddy dhe shkruaj c'te vjen :)

    ReplyDelete
  15. shum bukur ke shkruar. keta tipat qe nuk ju pelqen shkrimi do jen dj klajdi, ose ndonje nga ato gocat qe ke permendur siper.

    ReplyDelete
  16. Replies
    1. Remember, remember the 5th of november...

      Delete
  17. Përveç nja dy gabimeve të vogla gramatikore, fryma më pëlqen.
    Një gjë veç s'kuptoj: përse njerëzit ankohen pafundësisht, po për të njëjtat gjëra për të cilat ke shkruar dhe ti këtu për Facebook-un, e prapësëprapë e mbajnë FB dhe na çajnë trapin dhe ne të tjerëve me ankesat mbi ankimet WTF people përse nuk ikni nga Facebook-u? Sidoqoftë dhe "jashtë" FB-së jeta kjo është!

    ReplyDelete
  18. nje e vertete realisht banale ,COOL ^^

    ReplyDelete
  19. Keep it going bro~ These bitches need to be civilized.

    ReplyDelete
  20. O pjerdh, te pjerdhsha trute se na shkrive. hhahhahhaa

    great job!!!!

    ReplyDelete
  21. thjesht perfekt ...!!

    ReplyDelete
  22. want more awesomeness

    ReplyDelete
  23. AHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAA :") shume e bukur dhe reale ne te njejten kohe , me pelqen te lexoj shkrimet e tua :)

    ReplyDelete
  24. P.s: Te lutem a mund te postosh shkrime te tjera? Jam teper e interesuar ti lexoj . Tani nuk me duhet te lexoj vetem shkrime nga faqet tumblr :)

    ReplyDelete
  25. GTFO people. Kafshe qe nuk dini to fucking appreciate anything! vajze, djal, gay, pule, te jet ca te jet kush e ka shkruajtur... ITS AWESOME... KEEP going. Fshataret qe jetojn ne shqiperi are not going to put you down ;) (fshatare nga trute e kam fjalen!)

    ReplyDelete
    Replies
    1. This comment has been removed by a blog administrator.

      Delete
    2. Marin, DNSH is Back. GET OUT OF HERE!

      P.S. Pjerdh, mu sma ke pranu ftesen - Gent Bajko

      Delete
  26. Sa vjen e më e madhe behet pordha

    Sai

    ReplyDelete
  27. Jam nje DJ dhe ndihem i ofenduar. LOL

    Gjithsesi shkrim i bukur.

    ReplyDelete
  28. You sir are awesome

    ReplyDelete
  29. Te rre menja se di me shkrujt mer plak?

    ReplyDelete
    Replies
    1. te rre menja se di me komentu mer loqe

      Delete
  30. Papame fare ... dhe siq e shef vete ka shume rrota karash qe komentojne :)

    ReplyDelete
  31. ka lezet te flasesh hapur...

    ReplyDelete
  32. Very true, like your writing style, keep going like this:)

    ReplyDelete
  33. je i modh! kto gjerat duhet te behen artikuj gazetash. me mir se te lexosh "zajmina pordhi , ciljeta indinjohet"

    ReplyDelete
  34. Nqs do me jepej mundesia te te takoja e kishe hak 1 birre :D

    ReplyDelete
  35. Shum e bukur dhe e vertet vlla! Urime

    ReplyDelete
  36. me quajne enxhi...dhe po e xdor NG...gjithsese m plq shkrimi..shum t ver8!!

    ReplyDelete
  37. t'lumt kari,c'ar pershkrimi ke ba :)

    ReplyDelete