Wednesday, March 28, 2012

5 fiksimet e shqiptarëve në tranzicion


  • Mallrat që vijnë në Shqipëri janë cilësi më e dobët sepse janë prodhuar për Shqipëri.  Sipas shqiptarëve, korporatat më të mëdha te industrisë ushqimore bëjnë studime të thella se si të ulin koston për një treg të madh dhe fitimprurës si  Shqipëria.  Llogaritet që kompania Lays, fitoi 3 milion dollarë vitin e kaluar, vetëm nga ulja e sasisë së kripës në patatinat e prodhuara për Shqipëri.
  • Tërë figurat më të njohura botërore kanë prejardhje shqiptare. Astronautë, politikanë, biznesmenë,  sportistë, bamirës, aktorë. Po nuk pate gjak shqiptari në vena, nuk bëhesh dot i suksesshëm.
  • Të gjithë e kanë menduar  të paktën një herë  të bëhen këngëtarë. Në një shtet me 3 milion banorë, numërohen rreth 1 milion kengëtarë, 15 festivale të përvitshme 27 stacione televizive të dedikuara muzikës dhe mijëra këngë te prodhuara çdo vit. Shumë kanë dështuar, shumë të tjerë kanë rezultuar të suksesshëm falë aftësive, kompozitorit të mire ose sepse japin gojore ekzotike.
  • FUCK GREECE AND SERBIA.  Nga ndeshjet e futbollit deri në videot në youtube, është e rëndësishme që e gjithë bota ta marri vesh që ne i kemi inat fqinjët tanë. Lufta në facebook ka arritur kulmin kur faqe të tipit “Të qifsha Greqinë” kanë më shumë fansa se Ismail Kadare.
  • Në fund të fundit, çdo gjë e ka në dorë Amerika. Ndodh ça ndodh, por në fund çdo gjë e vendos Amerika.  As ne, as politikanët tanë s’kanë në dorë gjë.  Kështu shqiptarët i bëjnë bisht çdo muhabeti politik dhe ikin të shohin Milan – Barcelona.


Monday, March 19, 2012

5 arsye që (duhet) të jemi krenar që jemi shqiptar



  • Shqipëria ka prodhimtarinë më të lartë të gëlboqeve në botë. Një mashkull tipik shqiptar prodhon 5 herë më shumë gëlboqe se sa mesatarja e Bashkimit Europian. Këtë superioritet, meshkujt shqiptar mundohen ta reklamojnë çdo ditë duke e kthyer trotuarin në një tapet të artë gelboqesh.
  • Shqipëria ka përqindjen më të ulët të homoseksualëve (përjashtojmë këtu 2 qytete që i kuptoni vetë). Asgjë nuk është më e rëndësishme për shqiptarin sesa burrëria. Që të vegjël na kanë edukuar që t'i tallim ata djem që kanë zërin e hollë, qe kanë sjellje të dyshimta dhe që vishen çuditshëm. Nqs dikush thotë publikisht qe i bie bythes, meshkujt shqiptar ndihen të tërë të ofenduar. Në një rast, qindra te rinj nga Lezha dolën në një protestë ku dënonin ashpër homoseksualitetin e Klodit te Big Brotherit dhe i mohonin atij identitetin si Lezhjan. Ndoshta në vitet e ardhshme do kemi nje fjalë të re të urtë: "Ruaje bythën e shokut, si të ishte e jotja".
  • Shqipëria është populli që bën më pak seks në Europë. Akti imoral i seksit asnjëherë nuk është përqafuar nga femrat shqiptare. Aktivitetin seksual shumica e shqiptarëve e fillojnë vonë. Femrat keshillohen të qëndrojnë të virgjëra deri në martesë, ndërsa meshkujt këshillohen të shkojnë me kurva.
  • Shqipëria ka rritjen më të madhe ekonomike në galaksi. Falë punës së palodhur të kesaj qeverie, ne tani kemi ekonominë që rritet më shpejt në botë. Shqiperia ka ekonominë më të qëndrueshme në Europë pas Gjermanisë. Sipas llogaritjeve të fundit, hapja e një floktoreje e rrit GDP-në tonë me 2%, një qebaptoreje me 3%, ndërsa një pike bastesh me 6%.
  • 75% e shqiptarëve kanë mbaruar Juridikun. Keto shifra tregojnë se rinia shqiptare e do shumë arsimin e lartë. Juridiku është degë e preferuar si në universitetin shtetëror si në ato private. Edhe pse kanë mbaruar juridikun, shumica e tyre nuk gjejnë mundësi punësimi dhe shohin të ardhme në profesione të tjera si berber, shofer apo kamarier. Në këtë moment në Shqipëri kemi kamarierë me juridik, këngëtarë me juridik dhe futbollistë me juridik.


Wednesday, March 14, 2012

Gjashta, numri magjik...


Gjashtë janë ditët e javës po të heqësh të Hënen.

Gjashtë janë xhuxhat e Borëbardhës nqs heqim xhuxhin tënd më pak të preferuar.

Gjashtë tela ka violina nqs i shtojmë një Si dhe një Mi.

Gjashtë dishepuj kishte Jezusi nqs i pjesëtojmë për dy.

Gjashtë vite zgjat edhe gjimnazi nqs ia kalon shumë mirë

Gjashtë rrota ka edhe makina nqs i vemë një rimorkio nga prapa.

Gjashtë ishin dhe rrathët e ferrit po të heqim ato tre rrathët që edhe vetë Dante s'ishte i sigurtë.

Gjashtë plagë do kishte dhe Gjergj Elez Alia nqs do kishte bërë pushim 3 betejat e fundit.

Gjashtë liqene do kishte edhe Lura nqs njëri prej tyre do ishte tharë.

Gjashtë ishin dhe Urdhëresat sa herë që Moisiu ishte tap dhe harronte 4 të tjerat.

Gjashtë jetë kanë macet nqs i kanë lënë ne Apex 3 të tjerat.

Gjashtë janë edhe shqisat e njeriut nqs të  ka pëlqyer shumë filmi.

Gjashtë vite është edhe mandati i Presidentit nqs Berisha nuk kujtohet për ta ndërruar.

Gjashtë do jetë dhe numri i gjoksit i të dashurës sime pas 2 operacionesh plastike.

Gjashtë postime ka edhe ky blog nqs i lexon nga dy herë.



Wednesday, March 7, 2012

Moza, Moza, Gëzuar 7 Marsin!


-O çuna, sa lek do shtijmë për dhuratën e zyshës?
-Po çfarë do i blejmë?
-Une them t'i blejmë ndonjë varse.
-Jo jo, më mirë shtijmë nga 2 mije lek, dhe i blejmë kepucë.
-Ç'ja fut kot ti! Ku ia dimë numrin e këmbës zyshës ne; më mirë i japin lekët ne dorë.
-Jo, sepse ngjan keq ashtu. Mos kini merak do e pyes unë zyshën me stil se sa e ka numrin e këmbës.

Këto ishin diskutimet tipike në çdo klasë në Shqipëri përpara 7 Marsit sa për t'ju futur në temë. Do flas shumë shkurt për një mësuese që ka ndikuar shumë tek unë, për mesuesen time kujdestare nga klasa e 5 deri në klasën e 8. Ajo quhej Moza dhe për vite me rradhë ka tromaksur shkollën Dora D'Istria. Moza ishte një meso-grua e goditur pa mëshirë nga 97 dhe menopauza. Shpjegim tjetër nuk di t'i gjej egërsisë së saj.

Moza ishte një femër e jashtëzakonshme. Flokët i kishte në një ngjyrë jokomerciale që anonte nga portokallia, ndërsa syte ishte shumë e vështirë t'ia dalloje sepse nuk mund të mbaje kontakt me sy për më tepër se 2 sekonda. Forca e saj fizike ia kalonte dhe një mashkulli. Shpeshherë ajo ka neutralizuar viktima me dyfishin e masës së saj trupore. Forca e madhe goditëse e shpullës dhe përdorimi taktik i gjuajtjes prapsh (backhand), i jepnin avantazh të madh. 

Ajo ishte arsyeja që unë dhe të gjithë çunat qetheshim çdo 2 javë. Favoritet i mbanim sa më të shkurtra për të evituar dhimbjen disiplinuese që na shkaktonte Moza. Për tu vlerësuar ishte dhe rrjeti i mistershëm i spinuazhit që Moza kishte krijuar. Ajo ishte e para që informohej për çdo gjë që ndodhte në klasë ose jashtë saj. 

Moza kishte gjithashtu një fjalor të madh ofendimesh. Kjo ndoshta justifikohej me faktin që ajo jepte gjuhë-letërsi. Kështu, në klasë të pestë, përveç ofendimeve klasike si budalla apo idiot, ne u ballafaquam me ofendime që s'i kishim dëgjuar me parë si "edepsëz".

Çuditërisht, ajo ishte shumë e zonja në diplomaci. Para prindervë, jo vetëm që nuk na ofendonte, por as nuk na kritikonte. Ndërsa ne politikën e jashtme ajo ishte shume mbrojtëse. Nqs ndonjëri nga ne ngacmohej nga një person jasht klasës, ajo ishte e para qe i jipte zgjidhje.

Moza ka shkaktuar shumë trauma në Tiranë e shumë persona janë prekur direkt ose indirekt (ju që po lexoni blogun). Keto vite kam njohur dhe disa bashkvuajtës të tjerë që e kanë përjetuar Mozën nëpër vite të ndryshme. Menjëherë kam gjetur një lloj afrimiteti me ta. Ata janë si unë. Plot probleme. Gjejnë ngushëllim tek alkooli, droga, seksi.

Per Mozën nuk kam pasur as guxim per për të pyetur. Kam dëgjuar fjalë që vitet e fundit u zbut shumë derisa doli në pension.

Dikush që ka më tepër guxim se unë, t'ja dergojë këtë letër në një zarf.

Zysh Moza, Gëzuar  7 Marsin!

Bashkëvuajtsit