Tuesday, April 10, 2012

5 sipërmarrjet e shqiptarve në tranzicion (5 mënyra me bo lek)



  • Boutique - Mjafton të kaloje tek rruga e Durrësit në fillim të viteve 90 për ta kuptuar gjëndjen. E gjithë rruga kishte vetëm dyqane të mbushura plot me mallra turke me çmim të lirë, përherë demode. Suksesin e kishin te fakti që nuk paguanin dogane. Tregtarët shkonin me makinat e tyre private në Turqi, i mbushnin plot me mallin më të lirë të mundshëm dhe në doganë nuk paguanin asgjë sepse gjoja ishin blerje personale. 
  • Kafe Lagje - Mënyra më trendy për të bërë para në Shqipëri. Josh kryesisht çunat e rinj që kanë punuar kamarier në të shkuarën dhe që mendojnë se pas 3 muajsh punë, dijnë gjithcka duhet për të hapur lokalin e tyre. Edhe pse konkurrenca është e fortë, mbijetesën e sigurojnë falë punës me 2 bilance.
  • Pikë Bastesh - Formë e evoluar e kafes së lagjes. Mjafton nje kompjuter dhe një kontratë me një kompani bastesh dhe lokali yt kthehet në pikë bastesh. Nga kjo formë biznesi joshen kryesisht ato pronarë lokalesh që lejn lesht nëpër baste. 
  • Mini Market - Kjo formë biznesi ka joshur kryesisht familjet që kishin apartament në kat te parë. Ato sakrifikonin nje dhomë, e mbushnin me ushqime, nja 2 frigorifera dhe fillonin shisnin. Gruaja e shtëpisë shet paradite, burri ne drekë ndërsa çuni në darkë. Kështu dyqani qëndron 18 orë në ditë hapur dhe shqiptari nuk e ka problem që ka ngelur pa vezë, pa gjalp ose pa cigare, se dyqani është poshtë shtëpisë.
  • Internet Kafe - Nje formë biznesi shumë e përhapur vitet e fundit. Skema është e thjeshtë: Merr një garazh me qera. Bli nja 10 kompjutera të pjerdhur. Punëso nje çerr (mundësisht poker addict) për rrogë minimale. Dhe lutu që shteti mos të vijë për kontroll. Muzika tallava me volum të lartë për të krijuar ambient të ngrohtë është opsionale.


12 comments:

  1. Totalisht dakord, e te mos flasim pastaj per "Servis Celularesh", per "Servis Kompjuterash" ( ku nje person formaton dhe c`monton PC e vet 3-4 here dhe i duket vetja si teknik), e per me teper te mos flasim per "Menaxher" neper klube nate, te cilet mjaftojne te kene nje shoqeri te zgjeruar, mundesisht femra, e pa patur as arsim behesh nje i tille mjafton pak blablabla.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk e besoja kurrë se diçka e tillë mund të më ndodhte derisa martesa ime pothuajse mbaroi plotësisht.
      Burri im ndryshoi papritur. Burri që dikur më donte dhe më kujdesej për mua u bë i ftohtë, i distancuar dhe i zemëruar pa asnjë arsye. Ai pushoi së treguari interes për martesën tonë, më shmangu plotësisht dhe përfundimisht më kërkoi divorc. U shkatërrova sepse e doja vërtet burrin tim me gjithë zemër.
      Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë kur ai më bllokoi kudo - WhatsApp, Facebook, Instagram - sikur të mos kisha ekzistuar kurrë. Qaja çdo natë duke menduar se çfarë kisha bërë gabim.
      Një ditë, një mik i ngushtë më vizitoi dhe më prezantoi me një njeri shpirtëror të quajtur Dr. Dawn. Sinqerisht, në fillim isha skeptike, por vendosa t'i shpjegoja gjithçka sepse nuk kisha asgjë për të humbur.
      Dr. Dawn bëri një lexim shpirtëror për mua dhe u shokova. Ai zbuloi sekrete rreth martesës dhe jetës sime personale që askush nuk i dinte. Çdo gjë që tha ishte 100% e saktë. Pastaj ai zbuloi se një grua tjetër i kishte bërë një magji burrit tim. Kjo grua e vizitonte shpesh dhe unë, budallallëk, besoja se kishte të bënte vetëm me punën.
      Dr. Dawn më ndihmoi të thyeja magjinë dhe kreu një ritual të fuqishëm për rivendosjen e dashurisë për martesën time.
      Për habinë time më të madhe, vetëm pak kohë më vonë, burri im më zhbllokoi vetë dhe filloi të më telefononte dhe të më dërgonte mesazhe të panumërta, duke më lutur ta falja dhe të kthehesha në shtëpi. Në fillim e injorova për shkak të dhimbjes që më shkaktonte, por ai përfundimisht u kthye në shtëpi me dhurata dhe lot në sy duke kërkuar një shans tjetër.
      Sot, martesa jonë është më e fortë, më e lumtur dhe më paqësore se kurrë më parë. Dashuria midis nesh ndihet plotësisht e ripërtërirë.
      Sikur të mos mjaftonte kjo, Dr. Dawn më vonë më ndihmoi me një ritual shtatzënie sepse kishim luftuar me vite për të pasur fëmijë. Brenda 8 javësh, unë ngjizja natyrshëm dhe sot jemi të bekuar me dy djem të shëndetshëm dhe të pashëm.
      Do të mbetem përgjithmonë mirënjohëse.
      Nëse keni nevojë për: Një magji dashurie për t'u ribashkuar me ish-in tuaj

      . Ndihmë për rivendosjen e martesës
      . Ritualet e shtatzënisë për të ngjizur
      . Ndihmë shpirtërore për çështje gjyqësore ose rikuperim trashëgimie
      . Udhëzim dhe mbrojtje shpirtërore
      E rekomandoj shumë Dr. Dawn. Dëshmia ime është e vërtetë dhe lumturia ime sot është provë. WhatsApp-i i tij: +2349046229159

      dawnacuna314@gmail.com

      Delete
  2. Pika e trete po shnderrohet ne problem kombetar. Ka me shume pika bastesh se popullsi.

    ReplyDelete
  3. ejjj po Pikat e parukerive .. qe mbin si kerpudhat .. :)

    ReplyDelete
  4. Ke harruar parukerite.

    ReplyDelete
  5. Ke harruar farmacite o vlla.

    ReplyDelete
  6. shoku po byrektoret mo????

    ReplyDelete
  7. Kazino!. Megjithse eshte me shume "5 menyrat si pastrohen leket" :). Shume artikull i bukur. Si gjithmone :P.

    ReplyDelete
  8. Po si harrove menyren me te vjeter, te shesin pak "mall".

    ReplyDelete
  9. ATA MUNDOHEN TE TE THONE:

    MOS HARRO ME!

    (Didi)

    ReplyDelete
  10. i bi qe mos bojn asnji sipermarrje shqipet simas jush,po me mir rrim ktu e komentojm neper bloge,apo jo??

    ReplyDelete