Thursday, February 28, 2013

Vamos a palestra



Kaloi pothuajse një vit pa u parë. Një vit pa shkruar, një vit pa frymëzim, një vit plot me shpërqëndrime virtuale. Këtë blog e konsideroja si suksesin më të madh personal, ndonëse shumë prej jush mund ta konsideroni atë “gjënë” tjetër që shpirti im artistiko - kozmopolitan s’më lejon ta pëlqej. 

E kerkova frymëzimin në shumë vende, në shumë eksperienca, në shume drogëra, por s’e gjeta. Duhet të ndodhte diçka shumë e madhe që të filloja të shkruaja prapë. Shpresoj të jetë kaq e madhe  sa t’i kthehem vërtetë këtij  blogu, jo vetëm për këtë shkrimin  varin ka… që po lexoni. 
     
Mos u shqetësoni! S’ka ndodhur ndonjë gjë e madhe. Nuk  kam thyer ndonjë gjë, nuk kam zbuluar asnjë sëmundje të pashërueshme, nuk kam takuar Edi Ramën dhe nuk kam lënë ndonjërën shtatzënë.

I zhytyr në një monotoni të perditshme dhe i mësuar që të bëj vetëm gjëra që i pëlqej, vendosa të bëj diçka që urrej e që është aktiviteti fizik. Kështu, prej 2-3 javësh, frekuentoj një palestër pothuajse përditë.  Një mjedis i vogël dhe i zhurmshëm, plot me meshkuj me trupa të deformuar, laca 24 karatësh, hauz rumun  dhe tek - tuk ndonje byçë e lezetshme që hahet me sy nga të gjithë. Të paktën nuk vjen era djersë. Rregullorja e brendshme e palestrës shprehet qartë mbi perdorimin e antidjersës.

Të gjitha keto gjera i mendoj para se të shkoj në palestër.  Shpresoj që vrulli dhe pasioni për shtangën të mos m’i bllokojë këto mendime kur të jem në shtëpi para tastierës.

Palestra ime s’ka ndonjë gjë ndryshe nga e juaja. “Shqiptarët janë më të ndërgjegjësuar tani dhe jetojnë më shendetshëm se përpara” do thoshte gazetarja e “Pasdite në Top Channel". Po, sigurisht.  Nuk ka gjë më të shëndetshme sesa të djersish në një dhomë plot dioksid karboni,  të acarosh muskujt me shtangën gjigande dhe me pas të ndezësh një cigare në ajër të pastër.

Edhe muhabetet ne dhomën e zhveshjes kanë gjithmonë në qendër, shëndetin.  Një natë, dy shokë po diskutonin se sa “sëqe” do mjaftonin për të kaluar fundjavën, ndërsa një herë tjetër, dikush po ankohej se kokaina e herës së fundit s’e kishte mpirë fare.

Çdo ditë kujtohem se duhet te hedh muzikë në iPhone-in tim (kam blerë iPhone tani) në mënyre që t’i anashkaloj disa muhabete dhe zhurma, por gjithnjë harroj dhe detyrohem të jem pjesë e ambientit.  E kështu, vishem, fus atletet në çantë dhe nisem për në shtëpi. Largohem nga ai ambient me njerëz plot shpresë…plot shpresë që do bëjnë seks këtë verë.

20 comments:

  1. Je shume kreativ dhe na pelqen shume <3

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk e besoja kurrë se diçka e tillë mund të më ndodhte derisa martesa ime pothuajse mbaroi plotësisht.
      Burri im ndryshoi papritur. Burri që dikur më donte dhe më kujdesej për mua u bë i ftohtë, i distancuar dhe i zemëruar pa asnjë arsye. Ai pushoi së treguari interes për martesën tonë, më shmangu plotësisht dhe përfundimisht më kërkoi divorc. U shkatërrova sepse e doja vërtet burrin tim me gjithë zemër.
      Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë kur ai më bllokoi kudo - WhatsApp, Facebook, Instagram - sikur të mos kisha ekzistuar kurrë. Qaja çdo natë duke menduar se çfarë kisha bërë gabim.
      Një ditë, një mik i ngushtë më vizitoi dhe më prezantoi me një njeri shpirtëror të quajtur Dr. Dawn. Sinqerisht, në fillim isha skeptike, por vendosa t'i shpjegoja gjithçka sepse nuk kisha asgjë për të humbur.
      Dr. Dawn bëri një lexim shpirtëror për mua dhe u shokova. Ai zbuloi sekrete rreth martesës dhe jetës sime personale që askush nuk i dinte. Çdo gjë që tha ishte 100% e saktë. Pastaj ai zbuloi se një grua tjetër i kishte bërë një magji burrit tim. Kjo grua e vizitonte shpesh dhe unë, budallallëk, besoja se kishte të bënte vetëm me punën.
      Dr. Dawn më ndihmoi të thyeja magjinë dhe kreu një ritual të fuqishëm për rivendosjen e dashurisë për martesën time.
      Për habinë time më të madhe, vetëm pak kohë më vonë, burri im më zhbllokoi vetë dhe filloi të më telefononte dhe të më dërgonte mesazhe të panumërta, duke më lutur ta falja dhe të kthehesha në shtëpi. Në fillim e injorova për shkak të dhimbjes që më shkaktonte, por ai përfundimisht u kthye në shtëpi me dhurata dhe lot në sy duke kërkuar një shans tjetër.
      Sot, martesa jonë është më e fortë, më e lumtur dhe më paqësore se kurrë më parë. Dashuria midis nesh ndihet plotësisht e ripërtërirë.
      Sikur të mos mjaftonte kjo, Dr. Dawn më vonë më ndihmoi me një ritual shtatzënie sepse kishim luftuar me vite për të pasur fëmijë. Brenda 8 javësh, unë ngjizja natyrshëm dhe sot jemi të bekuar me dy djem të shëndetshëm dhe të pashëm.
      Do të mbetem përgjithmonë mirënjohëse.
      Nëse keni nevojë për: Një magji dashurie për t'u ribashkuar me ish-in tuaj

      . Ndihmë për rivendosjen e martesës
      . Ritualet e shtatzënisë për të ngjizur
      . Ndihmë shpirtërore për çështje gjyqësore ose rikuperim trashëgimie
      . Udhëzim dhe mbrojtje shpirtërore
      E rekomandoj shumë Dr. Dawn. Dëshmia ime është e vërtetë dhe lumturia ime sot është provë. WhatsApp-i i tij: +2349046229159

      dawnacuna314@gmail.com

      Delete
  2. porrdhet e medhaja te grrisin brreket.

    ReplyDelete
  3. Duhet të ndodhte diçka shumë e madhe që të filloja të shkruaja prapë.
    Je lidhur <3 . .. . ..

    ReplyDelete
  4. mos bej kot sikur ben gira

    ReplyDelete
  5. me pëlçeu..posto me shpesh.

    ReplyDelete
  6. http://fc04.deviantart.net/fs70/f/2011/182/5/0/my_new_fursona_by_xjupi-d3kld0d.swf

    ReplyDelete
  7. sme pelqe qe munohesh me bo sikur flet gjuh letrare kur copa lacit me makin e me dashnore qe t presin ke dera shpis jasht tirone je. o qen qe merresh me rob qe bojn palester. ca kujto ti se ke mo shum se un mer, se rrezik edhe bolet i ke sa i tap shishe mor

    ReplyDelete
  8. não entendi bulhufas

    ReplyDelete
  9. Vazhdo posto ;)
    WE ARE ANONYMOUS :P

    ReplyDelete
  10. Duhet te pjerdhesh me shume se na ka marre malli :/

    ReplyDelete
  11. ky tipi duke qe do jet nai vari kars...me siguri duhet te jet dhe i virgjer...sec ka nje lloj perceptimi per seksin...ose ka pas tek goc gjith jeten qe me ate do perfundoj nuse

    ReplyDelete
  12. sikur djali i zakonshem shqiptar te kishte sensin tend te humorit me beso...nuk do ankoheshin aq shpesh per munges seksi ;)..... vazhdo shkruaj :)

    ReplyDelete
  13. Hahahahahhahahah I love you madafakaaa :D

    ReplyDelete
  14. sesi mu kujtove kshu kot, thashe te shoh cke shkruar. qenkam paaak me vonese, megjithate me kenaqe. si gjithmone, origjinal :)
    jam nje shoqja e adminit;)

    ReplyDelete