Jo më larg se dje, aksioni i rradhës i policisë mbylli disa lokale, dhe la disa të tjerë hapur pa u kuptuar pse. E kështu, njerëzit shkonin nga lokali që ishte mbyllur në lokalin që ishte akoma hapur me shpresën se aty s'do vinte policia e ta mbyllte.
Statuse në Facebook u vunë, lot u
derdhën e zemra u thyen. Pati edhe kërcënime të tipit: “Nëqoftëse e mbyllin edhe
njëherë Radion, une do të dal në protestë para Ministrisë së Brendshme.
Por lokali që theu më shumë zemra
ishte Lollipop.
I shqetësuar rrallë nga policia, ky
lokal ishte surpriza e natës së djeshme. Për mua personalisht më shqetësuese është
ajo çfarë ka ndodhur këto kohët e fundit në lokale të tilla.
Lollipop ka një të shkuar të
lavdishme që unë nuk ia mohoj dot. Atje DJ me famë botërore kanë luajtur deri në
mëngjes. Dukej që ishte biznes i udhëhequr nga pasioni dhe jo vetëm nga dëshira
për të fituar para. Por tani Lolli, ashtu si dhe klubet e tjera, më tepër
fokusohet tek DJ shqiptarë, më të lirë dhe më të dashur për masën. Ata çdo javë
gjenden në një vend ose në vendin tjetër, përherë duke luajtur të njëjtat këngë.
Mjafton të kesh qenë dy herë në ambiente të tilla që të kuptosh se cila këngë
do të luhet pas tjetrës, sepse publiku atë do. E pse të rrezikosh? Më e keqja është
kur vijnë DJ të huaj, që në vendin e tyre nuk njihen fare, ndërsa këtu pompohen
sikur të jenë pasardhësit e Tiestos. Edhe ata normalisht instruktohen të luajnë
ato këngë që shqiptari i do.
Një
person që ka vetëm 2-3 vjet që del, mendon se situata ka qenë kështu përherë,
por kjo nuk është e vërtetë. Në vitet e fillimit në shumë klube luhej vetëm
muzika elektronike e momentit (komerciale ose jo), e megjithatë klubet kishin
goxha klientelë. Gjithsesi muzika është shije personale, dhe ashtu siç nuk dua
të ndikohem nga të tjerët në shijet e mia, ashtu s'dua të ndikoj tek ju.
Trendi
tjetër që konstatoj këtë vit është rritja qesharake e çmimeve. Nuk bëhet fjalë
për rritje 10- 20% për të mbuluar ndonjë kosto ose ndonjë tekë të pronarit, por
për rritje që shkojnë në 4-fish. “Kush është ai budalla që paguan 2000 Lek të
reja për një pije,” do të thoni ju, por këtu qëndron hileja. Mjafton që një cep te lokalit
ta quash “Zona VIP” dhe shqiptarët e kompleksuar do të paguajnë çdo lloj çmimi
për pak vëmendje. VIP-at tashmë edhe check-in tipik të së shtunës nuk e bëjnë
thjesht me emrin e lokalit, por duke i shtuar atij prapashtesën “Zona VIP”. Ta
shohësh nga ana e marketingut kjo është një kryevepër, por ta shohësh prapa
syzeve të psikanalistit, është çmenduri.
Këtë
dukuri të shqiptarit për t’u “dukur” e kanë shfrytëzuar shume kompani të
produkteve luksoze, por disa herë edhe kompanitë e produkteve mesatare kanë
shpikur një produkt Premium për shqiptarët. Për shembull kompania “Philip
Morris”, pas suksesit të madh në Emiratet e Bashkuara Arabe me produktin “Marlboro
Premium Black”, vendosi ta hedhë këtë produkt edhe në Shqipëri. Me një party
tepër eksluzive dhe dhurata për të ftuarit VIP, shqiptarët u prezantuan me këtë
cigare që kushton dyfishi i paketës normale Marlboro për shkak se ka një
ambalazh shumë cilësor të dizenjuar nga firma torineze “Pininfarina”. Besohet që
edhe kanceri që shkakton kjo cigare të jetë i formës High Definition.
Një
arsye tjetër e rritjes së çmimeve në jetën e natës, mund të jetë ardhja në
Tiranë e një kontigjenti fëmijesh italianë, të cilët kanë dështuar me arsimin e
tyre në Itali. Tani ata po provojnë shanset e tyre në një universitet privat
italian në Shqipëri. Numri i tyre është shumë i vogël për të menduar një ndikim
kaq të madh, por mendoni diçka: Moska është një nga qytetet më të shtrenjta në
botë ndërkohë që të ardhurat e një personi mesatar janë nga më të ultat. Kjo
ndodh sepse super të pasurit janë gati të paguajnë çmime më të larta për
produkte dhe shërbime, duke përcaktuar me apo pa dashje standardin. Ashtu si në Moskë që standardet vendosen nga super të
pasurit, ndoshta në Tiranë standardet po vendosen nga italianët e ZKM.

Shum bukur ke fol a ? Ishalla po bajn me e mbyll dhe ate kllub aty te kinemaja,se spo mle me fjet qikur jam vendos ne tiran...
ReplyDeleteNuk e besoja kurrë se diçka e tillë mund të më ndodhte derisa martesa ime pothuajse mbaroi plotësisht.
DeleteBurri im ndryshoi papritur. Burri që dikur më donte dhe më kujdesej për mua u bë i ftohtë, i distancuar dhe i zemëruar pa asnjë arsye. Ai pushoi së treguari interes për martesën tonë, më shmangu plotësisht dhe përfundimisht më kërkoi divorc. U shkatërrova sepse e doja vërtet burrin tim me gjithë zemër.
Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë kur ai më bllokoi kudo - WhatsApp, Facebook, Instagram - sikur të mos kisha ekzistuar kurrë. Qaja çdo natë duke menduar se çfarë kisha bërë gabim.
Një ditë, një mik i ngushtë më vizitoi dhe më prezantoi me një njeri shpirtëror të quajtur Dr. Dawn. Sinqerisht, në fillim isha skeptike, por vendosa t'i shpjegoja gjithçka sepse nuk kisha asgjë për të humbur.
Dr. Dawn bëri një lexim shpirtëror për mua dhe u shokova. Ai zbuloi sekrete rreth martesës dhe jetës sime personale që askush nuk i dinte. Çdo gjë që tha ishte 100% e saktë. Pastaj ai zbuloi se një grua tjetër i kishte bërë një magji burrit tim. Kjo grua e vizitonte shpesh dhe unë, budallallëk, besoja se kishte të bënte vetëm me punën.
Dr. Dawn më ndihmoi të thyeja magjinë dhe kreu një ritual të fuqishëm për rivendosjen e dashurisë për martesën time.
Për habinë time më të madhe, vetëm pak kohë më vonë, burri im më zhbllokoi vetë dhe filloi të më telefononte dhe të më dërgonte mesazhe të panumërta, duke më lutur ta falja dhe të kthehesha në shtëpi. Në fillim e injorova për shkak të dhimbjes që më shkaktonte, por ai përfundimisht u kthye në shtëpi me dhurata dhe lot në sy duke kërkuar një shans tjetër.
Sot, martesa jonë është më e fortë, më e lumtur dhe më paqësore se kurrë më parë. Dashuria midis nesh ndihet plotësisht e ripërtërirë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Dr. Dawn më vonë më ndihmoi me një ritual shtatzënie sepse kishim luftuar me vite për të pasur fëmijë. Brenda 8 javësh, unë ngjizja natyrshëm dhe sot jemi të bekuar me dy djem të shëndetshëm dhe të pashëm.
Do të mbetem përgjithmonë mirënjohëse.
Nëse keni nevojë për: Një magji dashurie për t'u ribashkuar me ish-in tuaj
. Ndihmë për rivendosjen e martesës
. Ritualet e shtatzënisë për të ngjizur
. Ndihmë shpirtërore për çështje gjyqësore ose rikuperim trashëgimie
. Udhëzim dhe mbrojtje shpirtërore
E rekomandoj shumë Dr. Dawn. Dëshmia ime është e vërtetë dhe lumturia ime sot është provë. WhatsApp-i i tij: +2349046229159
dawnacuna314@gmail.com
le dnsh per keto gjera o qyqar
ReplyDeletePERLE!!!! ne cdo fjali qe lexoja kisha ne mendje nje person te caktuar. per pjesen e radios e di vet ti ahahahah
ReplyDeleteCfryrje mllefi ne menyren e duhur!;)
ReplyDeletedua te bej seks me kete shkrimtar
ReplyDeleteThis comment has been removed by a blog administrator.
ReplyDeleteAto vite nuk vijne me, edhe njerezit ishin ndryshe nuk shtyheshin nuk te derdhin pije e te shkelnin, madje dhe laheshin para se te shkonin ne Lollipop ndersa tani pervec cmimeve te 4fishuara dj te lodhur dyndjes se njerezve si ne kryengritje me shqetesue eshte era e ketyre pseudo vipave te palare. pershendetje dhe mos harro MOS SHKO NE LOLLIPOP ;)
ReplyDelete