Wednesday, March 7, 2012

Moza, Moza, Gëzuar 7 Marsin!


-O çuna, sa lek do shtijmë për dhuratën e zyshës?
-Po çfarë do i blejmë?
-Une them t'i blejmë ndonjë varse.
-Jo jo, më mirë shtijmë nga 2 mije lek, dhe i blejmë kepucë.
-Ç'ja fut kot ti! Ku ia dimë numrin e këmbës zyshës ne; më mirë i japin lekët ne dorë.
-Jo, sepse ngjan keq ashtu. Mos kini merak do e pyes unë zyshën me stil se sa e ka numrin e këmbës.

Këto ishin diskutimet tipike në çdo klasë në Shqipëri përpara 7 Marsit sa për t'ju futur në temë. Do flas shumë shkurt për një mësuese që ka ndikuar shumë tek unë, për mesuesen time kujdestare nga klasa e 5 deri në klasën e 8. Ajo quhej Moza dhe për vite me rradhë ka tromaksur shkollën Dora D'Istria. Moza ishte një meso-grua e goditur pa mëshirë nga 97 dhe menopauza. Shpjegim tjetër nuk di t'i gjej egërsisë së saj.

Moza ishte një femër e jashtëzakonshme. Flokët i kishte në një ngjyrë jokomerciale që anonte nga portokallia, ndërsa syte ishte shumë e vështirë t'ia dalloje sepse nuk mund të mbaje kontakt me sy për më tepër se 2 sekonda. Forca e saj fizike ia kalonte dhe një mashkulli. Shpeshherë ajo ka neutralizuar viktima me dyfishin e masës së saj trupore. Forca e madhe goditëse e shpullës dhe përdorimi taktik i gjuajtjes prapsh (backhand), i jepnin avantazh të madh. 

Ajo ishte arsyeja që unë dhe të gjithë çunat qetheshim çdo 2 javë. Favoritet i mbanim sa më të shkurtra për të evituar dhimbjen disiplinuese që na shkaktonte Moza. Për tu vlerësuar ishte dhe rrjeti i mistershëm i spinuazhit që Moza kishte krijuar. Ajo ishte e para që informohej për çdo gjë që ndodhte në klasë ose jashtë saj. 

Moza kishte gjithashtu një fjalor të madh ofendimesh. Kjo ndoshta justifikohej me faktin që ajo jepte gjuhë-letërsi. Kështu, në klasë të pestë, përveç ofendimeve klasike si budalla apo idiot, ne u ballafaquam me ofendime që s'i kishim dëgjuar me parë si "edepsëz".

Çuditërisht, ajo ishte shumë e zonja në diplomaci. Para prindervë, jo vetëm që nuk na ofendonte, por as nuk na kritikonte. Ndërsa ne politikën e jashtme ajo ishte shume mbrojtëse. Nqs ndonjëri nga ne ngacmohej nga një person jasht klasës, ajo ishte e para qe i jipte zgjidhje.

Moza ka shkaktuar shumë trauma në Tiranë e shumë persona janë prekur direkt ose indirekt (ju që po lexoni blogun). Keto vite kam njohur dhe disa bashkvuajtës të tjerë që e kanë përjetuar Mozën nëpër vite të ndryshme. Menjëherë kam gjetur një lloj afrimiteti me ta. Ata janë si unë. Plot probleme. Gjejnë ngushëllim tek alkooli, droga, seksi.

Per Mozën nuk kam pasur as guxim per për të pyetur. Kam dëgjuar fjalë që vitet e fundit u zbut shumë derisa doli në pension.

Dikush që ka më tepër guxim se unë, t'ja dergojë këtë letër në një zarf.

Zysh Moza, Gëzuar  7 Marsin!

Bashkëvuajtsit




28 comments:

  1. Zysh Garantina gezuar 7 marsin, barsetat e mia ste harrojne. Niket Dardani, 1997 - 2001

    ReplyDelete
    Replies
    1. Shfryjeni dhimbjen nxenes te torturuar!

      Delete
    2. hahahahahahahah Garentinaaaaaa boooooo

      Delete
    3. Nuk e besoja kurrë se diçka e tillë mund të më ndodhte derisa martesa ime pothuajse mbaroi plotësisht.
      Burri im ndryshoi papritur. Burri që dikur më donte dhe më kujdesej për mua u bë i ftohtë, i distancuar dhe i zemëruar pa asnjë arsye. Ai pushoi së treguari interes për martesën tonë, më shmangu plotësisht dhe përfundimisht më kërkoi divorc. U shkatërrova sepse e doja vërtet burrin tim me gjithë zemër.
      Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë kur ai më bllokoi kudo - WhatsApp, Facebook, Instagram - sikur të mos kisha ekzistuar kurrë. Qaja çdo natë duke menduar se çfarë kisha bërë gabim.
      Një ditë, një mik i ngushtë më vizitoi dhe më prezantoi me një njeri shpirtëror të quajtur Dr. Dawn. Sinqerisht, në fillim isha skeptike, por vendosa t'i shpjegoja gjithçka sepse nuk kisha asgjë për të humbur.
      Dr. Dawn bëri një lexim shpirtëror për mua dhe u shokova. Ai zbuloi sekrete rreth martesës dhe jetës sime personale që askush nuk i dinte. Çdo gjë që tha ishte 100% e saktë. Pastaj ai zbuloi se një grua tjetër i kishte bërë një magji burrit tim. Kjo grua e vizitonte shpesh dhe unë, budallallëk, besoja se kishte të bënte vetëm me punën.
      Dr. Dawn më ndihmoi të thyeja magjinë dhe kreu një ritual të fuqishëm për rivendosjen e dashurisë për martesën time.
      Për habinë time më të madhe, vetëm pak kohë më vonë, burri im më zhbllokoi vetë dhe filloi të më telefononte dhe të më dërgonte mesazhe të panumërta, duke më lutur ta falja dhe të kthehesha në shtëpi. Në fillim e injorova për shkak të dhimbjes që më shkaktonte, por ai përfundimisht u kthye në shtëpi me dhurata dhe lot në sy duke kërkuar një shans tjetër.
      Sot, martesa jonë është më e fortë, më e lumtur dhe më paqësore se kurrë më parë. Dashuria midis nesh ndihet plotësisht e ripërtërirë.
      Sikur të mos mjaftonte kjo, Dr. Dawn më vonë më ndihmoi me një ritual shtatzënie sepse kishim luftuar me vite për të pasur fëmijë. Brenda 8 javësh, unë ngjizja natyrshëm dhe sot jemi të bekuar me dy djem të shëndetshëm dhe të pashëm.
      Do të mbetem përgjithmonë mirënjohëse.
      Nëse keni nevojë për: Një magji dashurie për t'u ribashkuar me ish-in tuaj

      . Ndihmë për rivendosjen e martesës
      . Ritualet e shtatzënisë për të ngjizur
      . Ndihmë shpirtërore për çështje gjyqësore ose rikuperim trashëgimie
      . Udhëzim dhe mbrojtje shpirtërore
      E rekomandoj shumë Dr. Dawn. Dëshmia ime është e vërtetë dhe lumturia ime sot është provë. WhatsApp-i i tij: +2349046229159

      dawnacuna314@gmail.com

      Delete
  2. shume thate prape...improve your skills dhe shtoje numrin e fjaleve

    ReplyDelete
  3. supozohet qe jam me sezon, por JO duhet te lexoj kete -.- faleminderit Moza

    ReplyDelete
  4. hahaha mendo ata qe e kishin kujdestare Mozen . Btw kepuce jo , po mikrovale edhe i kemi blere :P

    ReplyDelete
  5. ja u paska nxi jeten moza more edepsëza :p

    ReplyDelete
  6. DNSH guys are here...

    ReplyDelete
  7. Sa turp...mesues/mesuese , eshte nje nga profesionet qe kane ne baze dashurine per njeriun, ashtu si mjek , edukator etj..
    C'i ngeli kesaj MOzes tani??? A del me ne Tirane kjo? Apo kujtoi qe nxenesit do te ngeleshin te vegjel gjithmone ashtu si atehere kur shpulla e saj s'i kursente???Sa turp...

    ReplyDelete
    Replies
    1. po dajaku i mozes na ka bere keta qe jemi sot :)

      Delete
  8. Sh. shkrim i bukur! Bravo!

    ReplyDelete
  9. TSS brought me here

    ReplyDelete
  10. moza, bitch-slapping since 1992...

    ReplyDelete
  11. people ska dal akoma npension!!!!!!!

    ReplyDelete
  12. Ju admiroj per guximin.
    Moza ka qene makthi im per 9 vite me rradhe.
    Akoma me dalin ne enderr skenat kur ajo rrihte ofendonte dhe mbante ne ankth gjithe klasen.
    Jam shume e lumtur qe nuk me jep me mesim.
    Eshte fatkeqesia me e madhe qe mund t'i ndodhi nje nxenesi.
    Akoma nuk ka dale ne pension dhe u jep mesim klasave te 5-sta.
    Kam marre vesh qe shume prinder e kane derguar ne drejtori por nuk eshte asnje mase per te.
    Ka akoma nxenes qe i bejne servilizem,shkojne e takojne dhe i thone qe ishte mesuesja me e mire ne te gjithe shkollen.
    Eshte per te ardhur keq.
    Shkrimi eshte shume real dhe shume i bukur.

    ReplyDelete
  13. Shkrim shume i mire!
    Me sa duket ka pas nje Moza ne cdo shkolle. Sa cudi qe edhe torturuesja ime jepte gjuhe-letersi.

    ReplyDelete
  14. TSS brought me here

    ReplyDelete
  15. cdo moza ne cdo shkoll esht ankthi i cdo nxenesi :p
    gjithssi un jam nga ajo dora e nxensve q e ka provuar mozen e dora D'istrias
    dhe ajo qe keni shkruajtur esht pak :p
    prap se praaap shkriim shum i bukur :D

    ReplyDelete
  16. Ne jemi ne universitet dhe kemi nje Moz' mashkull qe na e can koken..Sic duket ai ka qene shoku i ngushte i Mozes se eshte pedagog ne fakultetin e gjuhe-letersise..Edepsezi dora vete!Sec i ka ca teknika mesimdhenieje si ne kohe te Enverit!S'guxon t'i mungosh ne leksion e jo me ne seminare..narcizist ne maximum e gjithashtu aofendues..Vdes e cmendet x sintaksen,e na cmend dhe ne..ffff!Ah Tefooooo..Tefe Topalli,qe na vdiqe xse gjalli..

    ReplyDelete
    Replies
    1. Opa Shkodraaaa
      sintaksa lal


      (DiDi)

      Delete
  17. Ahahahahahahahahahahhahahaahaha na ben mesim dhe ne ..na torturoi..sklerozaa

    ReplyDelete
  18. FFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFF I NGRIFTE PIKA DHE NGORDHSHIN O ZOT SA ME PAREEEE..C'NJEREZ T'FELLIQTE AMAN..MOZA,GARENTINA,TEFA E ARBENI..PHYTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTT...DEGJENERATAT

    ReplyDelete
  19. Cit. : "Gjejnë ngushëllim tek alkooli, droga, seksi."
    E ku eshte problemi ketu :) ?

    ReplyDelete
  20. Hahaha... e ke qar fare bashkevuajtes! O ca nostalgjie kur e lexon pas 10 vitesh kete gje!

    ReplyDelete